Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Stres nën uniformë! 80% e policëve shqiptarë vuajnë nga kjo semundje

04/10/2018
Stres nën uniformë! 80% e policëve shqiptarë vuajnë nga kjo semundje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ende janë nën hetim rastet e vetëvrasjeve në radhët e forcave të rendit. Por sindikalistet e gjejnë një nga arsyet te mungesa e trajtimit psikologjik të policëve. Ata thonë se 80 përqind e efektivëve jetojnë në stres shumë të fortë.

Arjon Mance punonjës i gardës, ish-komando në Afganistan i dha fund jetës të martën në gjendje të rënduar psikologjike. Me 30 qershor u vetëvra gardisti Shkëlzën Qordja, shoferi i ministrit të Brendshëm.

Më herët edhe dy punonjës policie i dhanë fund jetës dhe ngjarjet u komentuan si tronditje e rëndë psikologjike për shkak të vettingut.

Pas kësaj tabloje qëndron fakti se në policinë e shtetit nuk ka një strukturë që të konstatojë, apo trajtojë problemet që shfaqen punonjësit e policisë për shkak të stresit të lartë në punë. Vetëm punonjësit e repartit special RENEA, kane psikologë që kujdesen për ta.

“Punonjësit e policisë në terren kanë nevojë të jenë të kontakt të vazhdueshëm me psikologun për të parë nivelin e lartë të stresit. Nga një studim i fundit i strukturave të ministrisë së shëndetësisë rezulton se më shumë se 80 % e punonjësve të policisë së shtetit janë nën stres”, u shpreh per TopChannel Sadetin Fishta, kreu i sindikatës së policisë.

Sipas sindikatës së uniformave blu, punonjësit e policisë gjenden nën stres të vazhdueshëm për shkak të orëve të zgjatura në detyrë, transferimet e herëpashershme, por edhe probleme familjare që mund të kenë.

Problem mbetet edhe mungesa e trajtimit ushqimor si vonesat me pagesat e orëve shtesë së punës. Niveli i stresit lidhet drejtpërdrejtë edhe më performancën e një efektivi policie gjatë kryerjes së detyrës.

Ndërkohë edhe te kthyerit nga Iraku dhe Afganistani nuk kanë asnjë trajtim apo rehabilitim pas kthimit duke shfaqur depresionin post traumatik të ushtarëve që kthehen nga lufta. I tillë duket se ishte edhe rasti i gardistit Arjon Mançe.

 

Tags: depresionpoliciaStresvetevrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.