Policia e Lushnjes ka sekuestruar 103 gramë lëndë narkotike kokainë.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.
- Darvisjano Doku, 26 vjeç, banues në Shijak.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur “Rotondo e Savrës” Lushnje, gjatë orëve të natës, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Renault”, u gjetën dy qese me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë me peshë totale rreth 103 gramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/