Meta vijon takimet ne SHBA, Presidenti pritet ne Senat

Meta vijon takimet ne SHBA, Presidenti pritet ne Senat

71
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit në Uashington, në Senat, në një takim nga Senatori Roy Blunt, Zëvendëskryetar i Konferencës të Senatorëve Republikanë.

Meta tha se SHBA janë partneri ynë strategjik, ndaj forcimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve është i një rëndësie vitale për ne.

“Angazhimi i SHBA në rajonin tonë mbetet kyç edhe për të ardhmen, në mënyrë që të konsolidohen arritjet e deritanishme, si në drejtim të stabilitetit e sigurisë ashtu edhe të përparimit të demokracisë e prosperitetit. Ndaj ne mbështesim fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s, dhe pas anëtarësimit të Malit të Zi vlerësojmë se edhe anëtarësimi i Maqedonise në NATO do të ishte një arritje tepër pozitive për të ardhmen e të gjithë rajonit tonë”-u shpreh Presidenti Meta.

Në këtë drejtim të dy bashkëbiseduesit shprehën dëshirën që Parlamenti i Maqedonisë të marrë përgjegjësitë e duhura përmes bashkëpunimit për t’iu përgjigjur aspiratës legjitime të shumicës së qytetarëve për anëtarësim në NATO e BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY