Kapen dy të rinj në Shijak, kërcënuan me automatik një të mitur

Kapen dy të rinj në Shijak, kërcënuan me automatik një të mitur

100
0
Shares

Dy persona u ndaluan nga policia ndërsa një I tretë po ndiqet në gjendje të lirë në Shijak pasi kërcënuan me armë një të mitur.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë finalizuar operacionin e koduar “Binari Hekurudhor”.

No automatic alt text available.

Janë ndaluar shtetasit:

  • D.C., 21 vjeç, banues në Sukth;
  • I.D., 19 vjeç, banues në Sukth.

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

  • A.N., 24 vjeç, banues në Sukth.

Shtetasi D.C., në bashkëpunim me shtetasin I.D., (i ndaluar më dt.30.09.2018), për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A.V., 17 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 armë zjarri automatik model 56.

Shtetasi A.N., nga veprimet hetimore dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka kallëzuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja la leje e armëve luftarake” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve D.C., dhe I.D., dhe veprën penale “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të shtetasit A.N

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY