Referendumi në Maqedoni, 91.03 për qind e votuesve votuan ‘PRO’

Referendumi në Maqedoni, 91.03 për qind e votuesve votuan ‘PRO’

247
0
Shares

Sipas të dhënave të para që i publikoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në faqen e internetit nga 20 për qind të përpunuara nga vendvotimet, “pro” në pyetjen e referendumit janë deklaruar 91,03 për qind, ndërsa “kundër” ishin 6.03 për qind.

Qytetarët e Maqedonisë në referendumin e sotëm u deklaruan për pyetjen “Nëse jeni për anëtarësimin në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KSHZ-ja, pjesmarrja e votuesve deri në orën 18:30 ishte 34,09 për qind.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY