Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LEZHE/Superaksioni, droge dhe mina, 4 arrestime dhe mbi dhjete shoqerime

30/09/2018
FOTO & EMRI/ Edhe Lezha me drejtor të ri Policie
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara ka dhënë detaje sot për operacionin e zhvilluar natën e kaluar, ku janë arrestuar 4 persona dhe shoqëruar 15 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Nga operacioni i koduar “Telekomand” u bë i mundur kapja e 29-vjeçarit Endrit Vejsiu, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot – Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në makinën e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Në vijim të planit të masave për rritjen e sigurisë mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në mbështetje edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, janë ushtruar kontrolle blic në pika kontrolli të dislokuara në rrugë, në lokale, pika basti, banesa të pabanuara dhe në çdo vend ku dyshohej se mund të ushtrohej veprimtari kriminale apo të fshiheshin persona në kerkim.

Gjatë këtyre kontrolleve në Kurbin u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Gentjan alias Gazmir Elezi, 32 vjeç, banues në Fushë-Mamurras në Kurbin. Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin e datës 24 nëntor 2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Elezi ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 23 shtator 2015, në Mamurras Kurbin, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes disa personave ka mbetur i vrarë shtetasi N.T.

Po në Kurbin, u arrestua në flagrancë shtetasi Leonard alias Gentjan Tafa, 35 vjeç, banues në Malbardhë. Në Laç, gjatë kontrollit, atij iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pistoletë tip TT, me një krehër me 8 fishekë.
Arrestimi i Tafës u bë për veprën penale” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

I arrestuar në flagrancë gjatë këtyre kontrolleve është edhe shtetasi Eris Gjoni, 20 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrollit tek një lokal në Lezhë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një shkop hekuri policor. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë 12 orëve të fundit nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër janë shoqëruar për verifikim 15 shtetas me precedentë penalë kryesisht të dyshuar për “Vjedhje” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Ftoj edhe njëherë qytetarët e qarkut Lezhë, të denoncojnë në numrin falas 112, çdo rast të shkeljes së ligjit, si edhe të denoncojnë çdo abuzim me detyrën nga punonjës të Policisë në numrin 0800 90 90, duke i siguruar ata se Policia e Shtetit do të reagojë në kohë me profesionalizëm dhe paanshmëri.

Tags: lezhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.