Lekët e Ramës nuk do të sjellin boom lindjesh në Shqipëri

Lekët e Ramës nuk do të sjellin boom lindjesh në Shqipëri

112
0
Shares

Ritmet e ulta të rritjes natyrale të popullësisë dhe rreziku i plakjes që i kanoset vendit tonë, kanë detyruar qeverinë që të hedh hapin e rradhës në kuadër të politikave sociale që iu vijnë në ndihmë familjeve shqiptare.

Sociologët e cilësojnë një hap pozitiv vendimin për rritjen e bonusit të lindjes nga 5 mijë në 40 mijë lekë për fëmijën e parë, por thonë se efektet nuk do të jenë të menjëhershme.

Gëzim Tushi: Ka impakte të drejtëpërdrejta dhe të tërthorta. Reformat që ndërmerren dhe masat që ndërmerren nuk e kanë në të gjitha rastet impaktin e drejtëpërdrejtë.Nuk do të thotë që meqë qeveria shtoi pagesën për fëmijët do të kemi një natalitet të bujshëm.Nuk është kështu. Megjithatë në mënyrë të tërthortë ajo ka impaktin e vetë.

Por bonusi i lindjes nuk mjafton. Sociologu, Gëzim Tushi, thotë se nevojiten të tjera politika sociale në mbështetje të nënës dhe fëmijës.

Gëzim Tushi: Nuk janë të mjaftueshme vetëm këto, domosdo që duhen edhe masa të tjera që kanë të bëjnë me sigurimin shëndetësor, zgjatjen e lejes së lindjes për nënat për të rritur fëmijët deri në një periudhë 3 vjeçare duke siguruar pagesën, sigurimet shoqërore, benefite të tjera ushqimore, medikamente etj, por këto janë hap pas hapi.

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se bonusi do të 8-fishohet për fëmijën e parë, duke e bërë 40 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e dytë ky bonus do të jetë 80 mijë lekë dhe për prindërit që do të kenë tre do të jetë 120 mijë lekë..oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY