Arrestohet Rexhep Rrahja, djali i deputetit qe dhunoi Xhisielen

Arrestohet Rexhep Rrahja, djali i deputetit qe dhunoi Xhisielen

292
0
Shares

Arrestohet djali i deputetit Rrahman Rraja. Rexhep Rraja u arrestuar pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ i akuzuar për dhunimin e 25-vjeçares Xhiseila Malokut.

Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.

Sipas Neës24, prokurorja Mirela Kabo ka kërkuar sot nga gjykata e Krujës arrestimin e Rrahjës dhe gjykata ka pranuar kërkesën e saj dhe vendimi është ekzekutuar nga punonjësit e policisë, ndërsa ai ndodhet në ambientet e komisariatit. Rexhep Rraja akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës.

Vendimi i gjykatës vjen edhe pas administrimit të aktit të ekspertizës për të renë e dhunuar dhe e torturuar nga Rrahja.

Ditën e djeshme pati një ballafaqim të gjatë mes Rrexhep Rrajës dhe vajzës Xhiseila Malokut të cilët kanë dhënë dëshmi kontradiktore.. Gjithashtu në pyetje janë marrë dhe motra e nëna e Xhiseilës si dhe të afërm të Rexhep Rrajës që po ashtu kanë dhë deklarata të ndryshme.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat nisi një hetim për veprimet e mosveprimet e policisë me këtë rast.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY