Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Rama i përgjigjet pyetjes, tregon se pse nuk u arrestua djali i deputetit

29/09/2018
VIDEO/Rama i përgjigjet pyetjes, tregon se pse nuk u arrestua djali i deputetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë në Korçë.

Pasi ka folur për projektet e tij, ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, të cilët e kanë pyetur për ngjarjen e fundit të ndodhur në Fushe Krujë ku janë të përfshirë dy deputetët e tij, Rrahman Rraja dhe Taulant Balla.

Rama ka thënë se ai nuk mund t’iu përgjigjet akuzave halucinante, për veten e tij  edhe për kolegët e tij.

”Sa më takon mua për vajzën, policia ka bërë punën e saj, ndërsa djali i deputetit nuk ka patur trajtim preferencial. Së dyti, vajza e dhunuar meriton vetëm një gjë, drejtësi. Inkurajoj dhe mbështesë organe e drejtësisë të çojnë çështjen deri në fund” është shprehur ai.

Nga ana tjetër, kur gazetarët e kanë pyetur se pse nuk është arrestuar  djali i deputetit të PS, i cili sipas ekspertizës mjekësore ka dhunuar vajzën nga Fushë-Kruja, kryeministri Rama tha se është prokuroria ajo që duhet të vijojë hetimet, dhe më pas gjykata do të japë verdiktin e saj.

”Arrestimet nuk i bën qeveria, nuk i bën kryeministri, se po t’i bëja unë do kishit parë shumë deri tani, por fatmirësisht s’kam asnjë detyrë për këtë gjë, asnjë përgjegjësi, dhe është Prokuroria ajo që duhet të kryejë deri në fund hetimet, dhe të marrë vendimet për ta çuar hetimin drejt gjykimit” u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri ka thënë se deputeti duhet të hetohet njësoj si gjithë të tjerët nëse ka apo nuk ka implikim në këtë proces të drejtpërdrejtë.

”Shqipëria ka një ligj, ku çdokush mbi 18 vjeç përgjigjet vetë para ligjit, dhe askush nuk mban përgjegjësi përveçse ai që është përgjegjës, vajza meriton drejtësi, dhe të gjithë duhet t’ia kursejnë abuzimin, dhunimin, dhe përdorimin si “mish për top”, për qëllime politike.Për ne askush nuk është mbi ligjin, dhe jo djalë deputeti apo deputet. Dhe këtë e kemi treguar sa herë ka qenë nevoja”, u shpreh kryeministri Rama.

(*Përgjigjet e Ramës i gjeni nga minuta e 9 deri në fund të videos)

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2118633998453116/

Tags: korcePergjigjeRamaxhisiela maloku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.