Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DENONCIMI/Qytetari nxjerr mashtrimin: Veliaj përuroi palestrën, por harroi ta lyente nga brenda shkollën

29/09/2018
Rrihet me shpulla Erion Veliaj në zyrën e tij, shkelm edhe shefes së kabinetit
Share on FacebookShare on Whatsapp
Qytetarët vazhdojnë ti dërgojnë mesazhe denoncuese në rrjetet sociale ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në mesazhin e fundit të dërguar mbrëmjen e djeshme, qytetarit digjital shkruan se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prej dy ditësh rropati disa bojaxhinj, për të lyer shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në zonën e Yzberishit.

Qytetari thotë që dhe pse erdhi për të inaguruar dhe lyer vetëm fasadën e jashtme, ajo shkollë është copë-copë nga brenda, pas asnjë kujdes e mirëmbajtje dhe se klasat brenda kanë 5 vite pa u lyer.

“Klasat brenda janë pa lyer prej 5 vitesh dhe me banka e karrige të vjetra. Nuk e dimë a është në dijeni ky kryetar bashkie që në këtë shkollë arsimohen gati 2 mijë fëmijë me dy turne. A e di ky kryetar bashkie që klasat e para janë me 34 nxënës”, – ka shkruar qytetari.

Gjithashtu ai rrëfen dhe për lekët që Veliaj merr nga një palestër publike brenda shkollës dhe pyet se çfarë bën me ato lekë më vonë.

Postimi i plotë

Lal Plehu dhe mashtrimi i tij i radhes!

Mashtrimet e Lal Plehut, braktisjen dhe pazaret e tij ne kurriz te komunitetit te Yzberishit!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje Zoti Berisha. Nje denoncim:

Sot, e premte, 28 shtator, në shkollën 9-vjecare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë erdhi Lali Eri dhe përuroi palestrën e kësaj shkolle të rregulluar prej vitesh. Ka dy ditë që po rropaten bojaxhinjtë për të lyer nga jashtë shkollën, që si gjithmonë këta Rilindasit për fasada janë, se klasat brenda janë pa lyer prej 5 vitesh dhe me banka e karrige të vjetra. Nuk e dimë a është në dijeni ky kryetar bashkie që në këtë shkollë arsimohen gati 2 mijë fëmijë me dy turne. A e di ky kryetar bashkie që klasat e para janë me 34 nxënës. Lali Eri nuk sheh problemet që ky komunitet i Yzberishtit ka: me rrugët copë-copë, me këtë shkollë me 2 mijë nxënës e pa kushte në klasa… As perde, as ngrohje dhe as një fotokopje…, por këto probleme nuk mund t’i bëjnë të ditura mësuesit, se drejtoresha Etilda Muhaj u tha të iknin e mos të prisnin Lali Erin. Po dhe po folën, i heqin nga puna. Lali Eri inaguron palestrën që e ka dhënë ta përdorin mësuesit e licencuar pasdite, ku paguhet 25 mijë lekë të vjetra në muaj për person. Ku shkojnë këto lekë, që dalin nga një palestër publike (e shkollës), e cila duhet të jetë në dispozicion të nxënësve. Nuk ndërton një shkollë të re Lali Eri në këtë komunitet të madh, por atë tokë që ishte për t’u bërë shkollë dhe qëndër shëndetësore (ish-kalcetot në Yzberisht) e ka dhënë për dhjetëra palate, duke ndryshuar projektin e komunës së Kasharit, para se të bashkophej me Tiranën dhe të kishte një palo kryetar si Erion Veliaj, mashtrues ordiner.

Tags: Denoncimierion veliajkopshteqytetari dixhitaltirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.