VIDEO/Varfëria lë pa shkollë motër e vëlla, nuk paguajnë dot transportin

VIDEO/Varfëria lë pa shkollë motër e vëlla, nuk paguajnë dot transportin

135
0
Shares

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora News, udhëtoi sonte drejt fshatit  Kallm të Fierit, për të sjellë rastin e familjes Buzi.

Prej 17 vitesh në këtë familje varfëria është ulur “këmbëkryq”.

Pa drita, pa ujë dhe në kushte tejet të veshtira ekonomike.

Dy fëmijët e tij Madalena 17 vjeç dhe Juljani 16 vjeç, pasi mbaruan arsimin 9 vjeçar nuk shkojnë më në shkollë, sepse prindërit nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë shkollimi e tyre, më konkretisht 4 mijë lekë në muaj për transportin e fëmijëve në shkolle dhe librat.

Kryefamiljari Leurand Buzi: Po bëj 17 vjet këtu, pa drita, pa ujë, pa asgjë.Problem është papunësia, dal bashkë me çunin ushqehem me zhaba, bëj dhe ferrë që e shes me 300 lekë që mbaj familjen.Kam dy fëmijë, goca 17 vjeçe dhe çuni 16.Vajza duhet të ishte në vit të tretë dhe është pa shkollë, se kam ndjekur dot.Nuk kam mundësi që ti ushqej, jo ti ndjek me shkollë.Goca do librat 100 e ca mijë lekë, veshmbathje, furgoni që i çon do 40 mijë lekë në muaj.Nuk i arrij dot, nuk mbaj dot familjen. Kam dy fëmijë, edhe çuni është pa shkollë.I bëj thirrje qeverisë, Ministrit të Arsimit që po pati mundësi të mi shkollojë këta dy kalamaj.

Nëna e fëmijëve: Shkolla është larg 7 km. Bileta është 1000 lekë të vjetra vajte-ardhje në ditë.Vajza qante, shoqet e saj dhe një vit kanë dhe mbarojnë.Ajo nuk vajti.Qante, pse nuk më çove mami, më thoshte. Ma ka lënë peng.Edhe çuni mësonte, më thoshte më dërgo në shkollë se ngela kanaleve me zhaba për të ngrënë bukë.

Kryefamiljari Leurand Buzi e siguron jetesën duke mbledhur ferra, gjethet e të cilave i shet 30 lekë të vjetra kg pasi i ka tharë.

Leurand Buzi: Korr ferrë që të ushqej kalamajtë, shkoj rreth 6-7 km larg për ta mbledhë.E rrahim, e pastrojmë dhe e mbushim në thasë. Duhen vetëm gjethet dhe shesim 300 lekë të vjetra.

Madalena dhe Juljani kanë qenë nxënës shumë të mirë por pamundësia ekonomike bën që ato të mos shkollohen.

Këto 2 adoleshentë nuk duan as rroba firmato as smartphona, dëshira e tyre më e madhe është që të kenë mundësi që të shkojnë në shkollë.

Madalena Buzi: Dëshira ime më e madhe është të shkoj në shkollë. Ferrën që korr babi e lëmë 2-3 ditë të thahet. E rrahim me sfurk deri sa ti bjerë gjethja, vetëm gjethen marrim për të shitur. Është punë e lodhshme.

Julian Buzi: Punë më të keqe se kjo nuk ka, nëpër vapë e korrim. Unë duhet të isha në vit të dytë por nuk kemi mundësi dhe nuk e vazhduam.Dëshira ime është të shkoj në shkollë si gjithë shokët e tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY