Dëshmia e plotë e Xhiselës në polici: Më ka rrahur shumë herë...

Dëshmia e plotë e Xhiselës në polici: Më ka rrahur shumë herë dhe më ka çuar në hotel…

190
0
Shares

Është bërë publike deklarata e plotë e Xhisela Malokut, dhënë para oficerit të Policisë Gjyqësore Emiljano Nuhu, më datë 30 korrik të këtij viti. Në deklarimin që ka dhënë Xhisela Maloku shpjegon me detaje episodet e dhunës, përndjekjes dhe kërcënimeve nga ana e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit Rrahman Rraja.

Xhisela Maloku ka treguar edhe arsyen pse i është drejtuar Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Durrës, sërish për të bërë kallëzim, edhe pse edhe në atë rast sërish është kërcënuar.

Gjithashtu, ajo shpjegon edhe arsyet pse në disa raste është detyruar nën presionin e dhunës, kërcënimeve verbale dhe me armë në kokë, të tërhiqet në momentet e fundit, sa herë që ka shkuar për të bërë kallëzim në disa komisariate policie.

Madje e kanë detyruar që të dilte nga zyra, edhe pse ajo thotë që nuk guxonte të dilte, sepse disa persona të tjerë ia bënin me shenjë se do ta vrisnin në rast se nuk e tërhiqte kallëzimin.

E pasi është detyruar të dalë, e kanë çuar te makina dhe e kanë goditur me grushte në bark e i kanë vënë pistoletën në kokë.

“Nuk guxoja të dilja nga zyra e oficerit Gentjan Çitozi, se ishin disa persona të tjerë dhe ma bënin me shenjë që do të vrasim në qoftë se nuk tërheq kallëzimin. Personat rrinin në ambientet e Policisë Fushë-Krujë.

Dua të shpjegoj që aty më morën një avokat dhe një psikologe kundër dëshirës sime dhe më thoshin: Ti je budallaçkë dhe do të firmosësh deklarimin që do të përpilojë oficeri Gentjan Çitozi, se është miku jonë”. Unë ndenja rreth dy orë duke mos e firmosur deklarimin, por ishte e pamundur se po më kërcënonin me pistoletë. Më nxirrnin jashtë zyrës dhe i thoshin oficerit: ‘Na e lër ne se e rregullojmë’”, shprehet ajo në dëshmi, shkruan “Panorama”.

DEKLARIMI I PLOTE NE POLICI I XHISELA MALOKUT; 

Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale Në Fushë-Krujë, më 30.07.2018, unë Emiljano Nuhu, oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Krujë, në mbështetje të neneve 303/2, germa “c”, 297, 155 deri 160 të Kodit të Procedurës Penale, mbaj këtë procesverbal për marrjen e të dhënave që tregojnë rrethanat e veprës penale nga shtetasja: Xhisela Maloku, e bija e O. dhe V., e ditëlindjes 1993, lindur në fshatin Z., gjinia femër, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, arsim i lartë, pa punë, gjendja familjare beqare, tel. 067 …, me dokument identifikimi nga Policia Gjyqësore.

Pasi iu shpjeguan nenet 155 deri 160 të Kodit të Procedurës Penale, të cilët bëjnë fjalë për rregullat e dëshmisë dhe iu kërkua që të tregojë gjithçka di për rrethanat e veprës penale dhe personin të cilit i atribuohet vepra si dhe, pasi u paralajmërua për përgjegjësinë penale që ka nëse bën deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore, duke dhënë shpjegime që i di se janë tërësisht ose pjesërisht të rreme apo fsheh fakte dhe prova, në bazë të nenit 305/b të Kodit Penal, dënohet me burgim deri në 6 muaj. Me vullnetin e saj të lirë ajo deklaroi:

Pyetje: Çfarë marrëdhënie ke pasur me shtetasin Rexhep Rraja dhe cilit person i ke shprehur shqetësime lidhur me përndjekjen që ju ka bërë ky shtetas?

Përgjigje: Unë shtetasin Rexhep Rraja e kam njohur afërsisht në vitin 2012 dhe me të kam krijuar një marrëdhënie dashurie. Kjo marrëdhënie ka zgjatur deri në vitin 2017. Dua të shpjegoj që gjatë kësaj kohe unë i kam pasur shumë mirë marrëdhëniet me disa zënka të vogla verbale, por jo me dhunë fizike. Ndarja erdhi me kërkesën e shtetasit Rexhep Rraja, unë nuk pranova të ndahesha dhe i kërkova llogari pse po ndahemi. “Kështu dua unë, të ndahemi”, më tha. Gati për një muaj unë i kërkova llogari pse po ndahemi, ai nuk më jepte asnjë përgjigje. Unë s’po e kërkoja më, pastaj filloi ai të më kërkonte. Filloi të më merrte në telefon dhe vinte të më takonte

Pyetje: Kur të ka goditur për herë të parë shtetasi Rexhep Rraja dhe në ç’vend?

Përgjigje: Unë nuk e mbaj mend kur më ka goditur për herë të parë shtetasi i lartpërmendur, por mbaj mend herën e fundit që ndodhi më datën 19.07.2018. Dhe dua të shpjegoj së më këtë datë më kishte parë në rrugë dhe më mori në telefon e më tha: “Hajde më tako se dua të sqarohemi”. Unë shkova e takova te puna e tij, në rrugën Fushë-Krujë – Vorë, përballë hotel “Boçi”. Filloi të ulërinte me fjalë dhe më kapi për flokësh. Më solli një shoqe sms që a do dalim sot. Në ato moment ky më mori telefonin dhe ma theu, duke më thënë: “Me kë do dalësh sot?” Dua të them që, këto veprime i bëri kur unë isha në makinë me të përballë punës së tij, më pas u nis me makinë drejt hotel “Boçi”. Unë nuk pranova të shkoj lart në hotel me të, por më mori duke më bërë presion me anën e pistoletës.

Pyetje: Pistoletën ta drejtoi gjatë kohës që ishit në makinë me të apo në ndonjë ambient tjetër?

Përgjigje: Pistoletën ma drejtoi gjatë kohës që isha në makinë me të, më pas zbritëm dhe shkuam në hotel

Pyetje: Sa kohë ndenjët në hotel dhe a kryet marrëdhënie seksuale?

Përgjigjja: Unë ndenja me të në hotel rreth një orë. Gjatë kohës që ndenjëm në hotel më gjuajti me shpulla, me grushte dhe më drejtoi pistoletën. Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e kokës me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë. Nuk më kujtohet a kryem marrëdhënie seksuale. Kur u përmenda, po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më përpara nga hoteli. Ai shkoi të paguajë lekët te recepsioni dhe më erdhi poshtë te makina ku unë po e prisja, duke më përqafuar dhe duke më bërë lajka që unë mos të vija në Polici për kallëzim. Shqetësimet e mia në lidhje me Rexhepin unë ia kam shprehur shoqeve të mia, shtetases Erisa S., Suada Z. dhe motrës sime A. Maloku

Pyetje: Këto përndjekje dhe dhunën që ka ushtruar ndaj jush shtetasi Rexhep Rraja, a i ke kallëzuar?

Përgjigjja: Nuk më kujtohet data e saktë, por mbaj mend që para Vitit të Ri kam shkuar në Komisariatin numër 6 në Tiranë dhe kam bërë kallëzim. Unë sa po jepja kallëzimin, e tërhoqa dhe firmosa një deklaratë që u sqaruam për problemet tona.

Pyetje: Cila është arsyeja që ju nuk dhatë kallëzim në Komisariatin numër 6?

Përgjigjja: Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste. Ata janë fis kriminelësh, rrinë gjithmonë me pistoletë. Unë nuk e kam babanë, më është vrarë në vitin 1997. Jetoj me mamin dhe motrën. Nga fillimi i vitit 2018, unë kam shkuar në Komisariatin e Krujës për të bërë kallëzim, po nuk e kam bërë. Kam firmosur një deklaratë tek inspektori i zonës, shtetasi Sabri Dani. Këtë deklaratë e ka firmosur edhe motra ime A. Maloku. Te deklarata kemi shkruar se nuk kemi probleme dhe i kemi sqaruar konfliktet. Aty më doli një person tullac dhe m’u prezantua si shefi i madh dhe më tha: “Ai që të do, të rreh”. Atë ditë më kishte rrahur shumë Rexhepi. Mbaj mend që isha bërë me gjak. Dua të shpjegoj që kallëzimi i radhës është ai i datës 21.07.2018, në Komisariatin numër 3 në Tiranë. Këtë radhë nuk kam firmosur deklarata që i kam zgjidhur problemet, por kam kallëzuar për përndjekje shtetasin Rexhep Rraja.

Pyetje: Pse nuk erdhe të kallëzoje në Komisariatin e Policisë Krujë, por shkove te Komisariati i Policisë Nr.3 në Tiranë?

Përgjigjja: Unë nuk erdha te Komisariati Policisë Krujë se kam ardhur më parë dhe nuk ma ka marrë njeri kallëzimin dhe te Komisariati nr.3 në Tiranë shkova një herë më datë 20.07.2018, një ditë pasi ndodhi ngjarja, por nuk ka mori njeri kallëzimin, se aty erdhi me të shpejtë shtetasi Rexhep Rraja, Redjan Rraja, Xhelaj Rraja dhe babai i Rexhepit që është deputeti Rrahman Rraja, ky i fundit e rregulloi me policët që unë të mos jepja kallëzim.

Pyetje: A disponon foto në lidhje me dhunën e ushtruar dhe a keni shkuar për të marrë ndihmë mjekësore dhe ku?

Përgjigje: Unë nuk disponoj foto në lidhje me dhunën e ushtuar nga shtetasi Rexhep Rraja, sepse nuk kam bërë foto dhe nuk kam shkuar në asnjë institucion për të marrë ndihmë mjekësore. Dëmtimet e fundit janë ato që ju m’i fotografuat te zyra e prokurores Mirala Kapo. Këto dëmtime që ju m’i fotografuat atje, nuk janë asgjë. Herët e tjera më ka rrahur më shumë dhe më ka çuar në hotel. Me mua ka bërë seks kundër dëshirës time, por nuk kisha ku ta kallëzoja.

Pyetje: Cili është numri i telefonit që ke në përdorim?

Përgjigje: Numri im i celularit është 067… dhe unë këtë numër e kam pasur në përdorim gjatë gjithë kohës që kam pasur mosmarrëveshje me shtetasin Rexhep Rrahja.

Pyetje: A jeni kërcënuar nga ndonjë shtetas në “Instagram” dhe cili ka qenë ky person?

Përgjigje: Kërcënimi në “Instagram” ka ardhur rreth orës 03:00, të datës 22.07.2017 nga një emër që s’e lexova dot sepse më bëri bllok dhe nuk e lexoja dot emrin. Dhe mesazhi që erdhi në “Instagram” ishte me tekstin: “Unë kam shkuar me pushime dhe sa të kthehem, do të vras”. Nga kërcënimi që më bëri në “Instagram” unë shkova në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe më konkretisht në Zyrën e SHKB, ku shpreha presionin dhe kërcënimin që më është bërë në zyrën e oficerit nga shtetasit Ramazan Rraja, Xhelal Rraja, Redjan Rraja, Rexhep Rraja dhe nga deputeti Rrahman Rraja. Nuk guxoja të dilja nga zyra e oficerit Gentjan Çitozi, se ishin disa persona të tjerë dhe ma bënin me shenjë që do të vrasim në qoftë se nuk tërheq kallëzimin. Personat rrinin në ambientet e Policisë FushëKrujë. Dua të shpjegoj që aty më morën një avokat dhe një psikologe kundër dëshirës sime dhe më thoshin: “Ti je budallaçkë dhe do të firmosësh deklarimin që do të përpilojë oficeri Gentjan Çitozi, se është miku jonë”. Unë ndenja rreth dy orë duke mos e firmosur deklarimin, por ishte e pamundur se po më kërcënonin me pistoletë. Më nxirrnin jashtë zyrës dhe i thoshin oficerit: “Na e lër ne se e rregullojmë” dhe më çonin te makina, duke me goditur me grushte në bark dhe më vendosnin pistoletën në kokë. Pastaj nuk kisha zgjidhje tjetër dhe firmosa deklarimin. Nuk e lexova fare se çfarë ishte shkuar aty. Dëgjova që ishte një psikologe me emrin Anjeza Kallaku dhe avokat Elton Frangu. Këta persona nuk i kisha parë ndonjëherë. Në ambientet e jashtme kam parë disa persona që ishin me kostum, por nuk i njihja. Dua të them që Rexhepi e mbante pistoletën në brez edhe gjatë kohës që unë isha te zyra e oficerit të SHKB-së në Durrës.

Pyetje: Kush të njoftoi që të paraqiteshe në Stacionin e Policisë në orën 20:00 të datës 21.07.2018 dhe të jepje deklarim?

Përgjigje: Rreth orës 20:00 ka ardhur te banesa ime, në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja dhe më kanë marrë me zor duke më thënë: “Na hape punë. Për çfarë ke shkruar përsëri në Komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë dhe na ke kallëzuar?” Unë e mohova dhe i thashë që nuk kam qenë në Polici. Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma e më futi në makinën e tij. Aty më thoshte: “Do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim”. Më vendosi në bark pistoletën. E mbushi dhe më tha: “Sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë, kurvë e mutit”.

Pyetje: Çfarë problemesh ke konstatuar te Policia e Fushë-Krujës?

Përgjigje: Ato që shpjegova më lart. Që më kërcënonin në zyrën e oficerit që unë të firmosja dhe ai s’i thoshte asnjë gjë.

Pyetje: Cili është numri i telefonit i shtetasit Rexhep Rraja?

Përgjigje: Numri që disponoj unë është 069 85 …. Nga ky numër ky shtetas më ka marrë dhe më ka folur në rregull, nuk më ka kërcënuar, por kërcënimet m’i ka bërë gjithmonë në numër privat.

Pyetje: A të kanë ardhur sms në telefonin tuaj nga shtetasi Rexhep Rraja, me përmbajtje kërcënimi?

Përgjigje: Kërcënimet m’i ka bërë gjithmonë nga afër ose më telefononte me numër privat.

Pyetje: Çfarë numrash kanë në përdorim shoqet e tua që kanë dijeni për problemin tuaj?

Përgjigje: Erisa S. disponon numrin e telefonit 069 …, Suada Z. 067 … . Këto të dyja janë shoqet e mia që kanë dijeni për problemet e mia

Pyetje: A keni gjë tjetër për të shtuar?

Përgjigjja: Nuk kam gjë tjetër për të shtuar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY