Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aulona Musta: Përshëndetje! Unë jam by****

28/09/2018
Aulona Musta: Bleona duhet bojkotuar dhe dënuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përshëndetje, unë jam bytha dhe prej disa kohësh kam filluar të ndihem shumë e persekutuar prej jush!

Nuk e kuptoj dot përse njerëzit më stigmatizojnë, më gjykojnë e më shajnë kaq shumë! Më besoni, jam përpjekur të kuptoj, të analizoj, të gjej arsye që i çojnë njerëzit të kenë një “urrejtje” kaq të madhe ndaj meje, por deri më tani nuk kam dalë dot në asnjë përfundim të vlefshëm, aq më shumë kur bëj një krahasim me “kushërirat” e mia. Cilat janë ato? Po ja, përshembmull “gjoksi”, edhe pse mund të dalë i bollshëm mbi bluzë, nën bluzë, anash bluzës, njerëzit rrallë here thonë “le nam, mbete duke nxjerrë gjoksin”.

Madje, unë e kam parë shumë mirë që edhe kur janë në plazh dhe kushërirat e mia të bollshme, pra “gjokset” pozojnë krenare para aparatit, nuk i thotë askush “futi brenda”, apo “fshehi”. Ndërsa mua të shkretën edhe kur kam xhinse sipër, njerëzit nuk reshtin së më përmenduri dhe e quajnë herezi shfaqjen time. Ndonjëherë mendoj që do të donin të më zhduknin fare, të mos ekzistoja dhe mbase në këtë mënyrë njerëzit do të ishin shumë të lumtur.
Po mirë që nuk më duan e përpiqen gjatë gjithë kohës të më kompleksojnë, të më bëjnë të ndihem në faj, por njerëzit përpiqen me çdo mënyrë të manipulojnë dhe bashkëjetesën time me “kushërinjtë” e tjerë. Ja përshembull, unë dua të kem një marrëdhënie të mirë e bashkëpunuese me “kushëririn” tim, trurin, po kush të lë thuaj? Njerëzit vën ultimatum: “o ti, o ai! S’mund të funksiononi siç duhet bashkë. Padyshim që njëri do të eklipsojë tjetrin!”
Por kjo nuk është e vërtetë, ju betohem për kokë të squats-ave që aq shumë i dua. Unë dhe truri nuk jemi në luftë me njëri-tjetrin dhe as nuk përjashtojmë njëri-tjetrin. Nuk e kuptoj përse njerëzit duan të na fusin me doemos në sherr, duke ngritur disa teori të pabaza se po më pate “mua” (pra bythen) dhe po investove tek unë në mënyrë automatike, nuk mund të kesh tru dhe e anasjellta, nëse ke “tru”, mua s’ke ç’më do. Ju lutem! A mund të na lini të qetë të jetojmë të dy së bashku, unë e lumtur me gjimnastikën time të përditshme (palestrën) dhe truri me gjimnastikën e tij (librat)?
Për të mos folur për paragjykimet raciale që më bëjnë. Nëse më shohin mua të ekspozuar diku, në ndonjë foto në Instagram më vërsulen të gjithë me të shara, ofendime, e mallkime të tmerrshme. Ama nëse shohin ndonjë binjaken time nga jashtë shtetit, mahniten prej saj, fillojnë e komplimentojnë, I thurin lavde, poezi… A nuk mendoni se e gjitha kjo është një padrejtësi?
Mbase ju mund t’ju vijë për të qeshur nga gjithëçfarë thashë më sipër, por më besoni që unë jam shumë e shqetësuar dhe e mërzitur. Mbaj shumë presion mbi vete dhe ndonjëherë do të doja të mos ekzistoja fare, por dyshoj që njerëzit do t’ja dilnin dot pa mua.
Nejse, se më duket se u zgjata pak, por e di që ju nuk jeni mërzitur, ose më saktë, mbase edhe mund të jeni mërzitur, por e sigurtë që jeni aty duke më parë, lexuar, shkruar e folur për mua.
Ah, meqë m’u kujtua dhe diçka e fundit: Pavarësisht gjithçkaje që shkrova më sipër, një gjë më bën përshtypje krahasuar me gjithë kushurinjtë e kushurirat e mia, pavarësisht inatit, urrejtjes, mllefit që keni ndaj meje, nuk ndaloni kurrë së foluri, kërkuari, pari për mua, edhe atëherë kur unë mund të mos kem asnjë lidhje.
Unë kaq kisha! Po e mbyll këtu këtë letër publike, me shpresën që do të dini ta lexoni siç duhet!
Me shumë respekt e dashuri,
Bytha!
Nga Aulona Musta në /Blitz.al/

 

Tags: aulona musta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.