Është arrestuar përkohësisht një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :
– Klodian Bregu, 32 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas është në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmës Itali, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikim i Narkotikëve” të parashikuara nga legjislacioni Italian.
Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpol Tirana.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/