VIDEO/Trump ‘mburret’ para OKB-së, plasin të qeshurat dhe talljet

VIDEO/Trump ‘mburret’ para OKB-së, plasin të qeshurat dhe talljet

123
0
Shares

Donald Trump ka lavdëruar më shumë seç duhet shtetin amerikan – duke hedhur poshtë “qeverisjen globale, kontrollin dhe dominimin e vendeve të tjera” të thëna këto në një fjalim drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Zoti Trump tha se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do t’u tregojnë kombeve të tjera se si të jetojnë, punojnë ose adhurojnë. Por presidenti shtoi se Shtetet e Bashkuara presin që vendet e tjera “të nderojnë sovranitetin e Amerikës”.

Presidenti mbërriti me vonesë në takim, duke detyruar një kalendar planifikimi të minutës së fundit.

Duke folur në mënyrë triumfuese, Trump foli me mburrje duke iu referuar një raporti vjetor për përparimin e vendit të tij që nga ardhja e tij në pushtet. Ai tha:

 “në më pak se dy vjet, administrata ime ka realizuar më shumë se pothuajse çdo administratë në historinë e vendit tonë“.

Në vend që të duartrokasin apo tregojnë se ishin të impresionuar, audienca filloi të përqeshte. Trump u shfaq paksa i shqetësuar dhe para se të bënte shaka tha se ky nuk ishte reagimi që priste.

Ai lëvdoi gjithashtu samitin e tij “tejet produktiv” me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, duke veçuar progresin mbi denuklearizimin e gadishullit Korean, e duke falënderuar Kimin për “kurajon e treguar”.

Trump ripërsëriti gjithashtu politikat e administratës së tij për “Amerikën të parën”, duke kritikuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, e duke u shprehur se “ne e refuzojmë ideologjinë e globalizmit”./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY