Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bashkëshortja tregon dashurinë me Nard Ndokën: “Ma kishte vënë syrin…”

26/09/2018
Bashkëshortja tregon dashurinë me Nard Ndokën: “Ma kishte vënë syrin…”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Jemi mësuar ta shohim atë nën petkun e politikanit, të veshur me kostum dhe në ambiente formale.

Por ndryshe nga e zakonshmja, sot politikani Nard Ndoka ishte së bashku me bashkëshorten e tij Kozeta Ndoka në emisionin “Rudina” për të rrëfyer historinë e dahurisë.

Çifti tregoi fillimet e lidhjes dhe vitet e gjata në çift së bashku teksa thanë se “janë rritur bashkë” pasi janë martuar shumë të rinj.

“Ne jemi njohur shumë herët dhe pothuajse jemi rritur bashkë. Unë kam qenë në klasë me motrën e Nardit dhe familjet tona kanë patur miqësi me njëra-tjetrën. Pastaj gjërat rrodhën normalisht dhe njohja i kaloi 30 vite. Janë shumë, por kur kalon mirë duken pak. Nardi ma kishte vënë syrin që herët.

Angazhimet e Nardit në politikë janë ngarkesë e madhe në familje, por fëmijët tashmë janë të rritur. Ne kemi 4 fëmijë, një vajzë dhe katër djem, vajza është e para. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Unë e kam mbështetur dhe e mbështes shumë Nardin dhe e gjejmë kohën të rrimë bashkë”, tha Kozeta.

Gjatë emisionit, kreu i Partisë Demokristiane rrëfeu po ashtu se bashkëshortja e tij Kozeta ka qenë mbështetja e tij më e madhe. Ai tha se tashmë ndihet i plotësuar pasi është bërë gjysh i dy nipërve Hejsi dhe Prijs.

“Familja për mua ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kur je në politikë dhe ke probleme familjare dhe kur nuk ke suportin e bashkëshortes vështirësitë rriten dhe kjo të pengon në angazhimin e përditshëm. Por Kozeta më ka suportuar shumë, është marrë me edukimin e fëmijëve, megjithatë edhe unë jam përpjekur të bëj maksimumin me hapësirat që kam për të qenë pranë tyre.

Njohja jonë i takon periudhës së para 90-ës. Babai im ka qenë mik me babain e Kozetës dhe kishin njëlloj simpatie, por atëherë ishte “mëkat” nëse t’i shprehje dashurinë pa një lloj miratimi në parim nga familja. Kozeta vinte shpesh tek shtëpia ime me motrat e mia dhe gjyshja ime që në atë kohë i thoshte: Ti do të jeshë nusja jonë e shtëpisë. Dhe ishte e natyrshme lidhja jonë që kaloi në një stad tjetër. Më pas erdhi dasma që filloi rreth 2 javë përpara dhe kemi patur një dasmë me më shumë se 300 persona.

Ka qenë një dasmë model, iu dha shumë rëndësi sepse unë isha djali i madh i familjes. Nga dasma ruajmë vetëm fotografi. Kemi menduar një dasmë të dytë, por nuk na lënë fëmijët tani, e kemi radhën ne na thonë. Kemi qenë shumë të rinj kur jemi martuar dhe në moshën 24-25 vjeçare kemi patur fëmijë, sot jemi gjyshër dhe po e shijojmë. Ndihemi të plotësuar përsa u takon detyrimeve tona”, tha politikani./tvklan

Tags: nard ndoka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.