Akuza për lidhje me biznesmenin Bego, Balla: Nëse verifikohet, unë lë mandatin...

Akuza për lidhje me biznesmenin Bego, Balla: Nëse verifikohet, unë lë mandatin e deputetit

108
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka qënë i ftuar mbrëmjen e djeshme në Top  Show, teksa është përballur dhe me pyetjet e gazetarëve dhe analistëve.

I pyetur për disa çështje në të cilat emri i tij është i përfshirë, një nga pyetjet ishte dhe ajo lidhur me akuzat e opozitës për njohjen e tij me biznesmenin Edmond Bego dhe favorizimin e tij në “pazaret” e tenderave.

Sigurisht që deputeti Balla i ka mohuar këto akuza.

Por më vonë ka lëshuar një deklaratë të fortë.

Nëse verifikohet se unë kam qenë në makinë me Begon në Korfuz, atëherë unë lë mandatin e deputetit që nga ky moment. Begon e njoh, por nuk e kam ndihmuar kurrë për asnjë lloj problemi me shtetin. Po deklaroj me përgjegjësi të plotë se me këtë rast jam njohur vetëm pasi është bërë publike nga PD. Tenderi është marrë në kohën kur ministër ka qenë i ndjeri Sokol Olldashi në vitin 2012”, u shpreh Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY