Sot priten që të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit 9 personat e arrestuar të klanit Bajri në Shkodër, pasi dy prej tyre u arrestuan në Hollandë.
Seanca pritet të mbahet rreth orës 14.00 të mesditës ndërsa nuk parashikohet të këte ndonjë ndryshim nga vendimi i mëparshëm i gjykatës që ka vendosur për 11 persona “arrest me burg”.
Një prej dy personave të shpallur në kërkim Enver Bajri, i konsideruar si kreu i grupit kriminal është jashtë Shqipërisë. Sipas burimeve policore dyshohet se ai fshihet në Belgjikë, vend ku ka qëndruar me kohë të plotë gjatë 3-4 viteve.
Policia belge dyshon se grupi Bajri kontrollonte veprimtarinë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, gjobvënies dhe aktiviteteve të tjera kriminale në shfrytëzimin e prostitucionit.
Mbi të pandehurit rëndojnë akuza të rënda penale, të kryera në kuadër të grupit te strukturuar kriminale siç janë akuzat e vrasjes, që kanë ndodhur në vitet 2000 në Shkodër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/