Historia që tronditi Shkodrën, pse e vrau Bajri në gjumë të fejuarën...

Historia që tronditi Shkodrën, pse e vrau Bajri në gjumë të fejuarën 15-vjeçare

862
0
Shares

Bëhen publike detaje të dosjes hetimore të grupit të të fortëve në Shkodër, atij të Bajrajve, veçanërisht krimeve për të cilat akuzohet njëri nga anëtarët e bandës Behar Bajri, i cili dyshohet se ka vrarë me të njëjtën pistoletë gruan e tij 15-vjeçare Fabiola Harxhi dhe nje burre, Arben Tuzin ne vite te ndryshme.

Por si ka ndodhur ngjarja që tronditi Shkodrën dhe mbarë opinionin publik në vitin 2002.

Krimi i rëndë ka ndodhur më 20 qershor 2002. Behar Bajri ishte fejuar prej tre muajsh me të miturën, me pëlqimin e familjes së saj, por pas tre muajsh ai e ka rrembyer të miturën dhe e ka marrë në shtëpi përfundimisht si gruan e tij.

Gjatë bashkëjetesës ai është përballur me tekat e moshës së saj, ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur pasi Fabiola i ka kërkuar leje për të shkuar diku. Behari mësohet të ketë refuzuar, por është përballur me irritimin e saj. Të njëjtat burime thonë se ai e ka vrarë në gjumë me një plumb pas shpine. Asokohe ngjarja u raportua si vetëvrasje, por gjithë Shkodra fliste për të.

Madje pas kësaj ngjarje Behar Bajri ka detyruar të largohet jashtë shtetit edhe familja e Fabiolës. Ai i ka kërcënuar se do t’i zhdukte në rast se ata nuk largoheshin vetë nga qyteti i Shkodrës.

Vrasja e Fabiolës u zbulua për shkak të pozicionit të plumbit që kishte marrë poshtë parakrahut. Prova e fortë që fundosi Bajrat ishte pistoleta, e cila rezultoi se ishte e njëjta që ishte përdorur edhe për vrasjen e Arben Tuzit. Me këtë të fundit familja Bajri kishte konflikte të vazhdueshme, të cilat kishin shkuar deri në përleshje me armë apo dhe me vrasje.

Behar Bajri u arrestua të shtunën bashkë me disa anëtarë të tjerë të bandës. Ata akuzohen për një sërë veprash penale, mes tyre ajo më e rënda është e vrasjes së kryer në bashkëpunim.

Ngjarjet për të cilat akuzohet Behar Bajri
Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.
Me datë 14.01.1999
Në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.
Me datë 21.03.1999
Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Me datë 28.01.2000 
Në fshatin Dobraç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2 (dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Me datë 15.02.2001 
Në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Me datë 26.06.2002 
Në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri.

Më datë 12 shtator të vitit 2005, në qytetin e Shkodrës, ku ky shtetas përmes gjobvënies, ka kërkuar që të përfitojë pa të drejtë shumën prej 5 milionë lekësh të reja nga një banor i qytetit të Shkodrës. Këtë krim Behar Bajri (Rustemi) e ka kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi.

Me datë 18.08.2006
Shtetasi Behar Bajri është akuzuar për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Me 4 gusht 2006
Ilir Bajri Ilir akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.
Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët.

Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë. /Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY