Vazhdojnë të shënohen raste të zjarreve në Shqipëri, duke lënë pasoja të rënda, pasi rezultojnë të djegura një pjesë e konsiderueshme e kullotave apo pyejve.
Një zjarr i përmasave të mëdha mësohet të ketë rënë së fundmi në pyjet e Lurës në Dibër.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë një masiv pyjor me pisha, ndërkohë që banorët të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, kanë njoftuar zjarrfikësit.
Administratori i Njësisë Vendore ka kërkuar nga ndërhyrje nga autoritetet e Burrelit si dhe ndërhyrjen e helikopterit. Ende nuk ka vend të dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.
Bëhet me dije se deri tani në flakë janë 5 hektarë me pyje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/