Ditën e djeshme u liruan nga burgu 7 mjekët dhe infermierët e Spitalit të Shkodrës. Kujtojmë se arrestimi i tyre erdhi si pasojë e shpërdorimit të detyrës nga ana e mjekëve duke abuzuar me tenderat.
Gjykata ka vendosur që të heqë masën e sigurisë, duke e revokuar atë për mjekun Luan Dragusha, duke e lënë të lirë, ndërsa i është hequr automatikisht edhe pezullimi nga detyra dhe tashmë do të rikthehet sërish në Spitalin e Shkodrës për t’iu shërbyer pacientëve të tij ashtu si më parë.
Në këtë çështje vazhdon masa e sigurisë “Arrest me burg” për mjeken Dhurata Uruçi dhe mjekun Edi Smajlaj, të cilët janë ende në kërkim, ndërsa 7 të tjerët u liruan të gjithë.
Prokuroria, nga ana e saj, kërkoi masë shtrënguese “Arrest me burg”, ndërsa avokatët kundërshtuan duke thënë se mjekët dhe infermierët nuk kanë asnjë lidhje me atë çfarë akuzohen, pasi blerjen e stendave për operacione e kryen Ministria e Shëndetësisë.
Sipas Panoramës, në sallën e gjyqit, vetë mjekët janë shprehur se ministria ka parashikuar gjithnjë e më shumë operacione për 2016, 2017 dhe 2018, ndaj edhe është bërë propozimi për blerjen e stendave 400 në 2016 dhe 700 në 2017.
Bashkëshortja e ish-drejtorit Çela, Marjeta Karanxha, bëri një reagim në rrjetet sociale, duke thënë se e gjitha kjo është e stisur dhe gatuar nga mendje të liga që kërkojnë të hedhin helmin e tyre.
Kush u arrestua
Pas nje hetimi dymujor te Prokurorise Shkoder ne bashkepunim me drejtorine e policise me kerkese te Prokurorise Shkoder u caktuan dhe ekzekutuan masa sigurie per shtetasit e meposhtem perfshi drejtues te Spitalit Rajonal Shkoder me akuzen per shperdorim detyre:
1-Arrest burg si dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Perparim Cela mjek (caktuar dhe ekzekutuar)
2-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” Dh.U (shpallur ne kerkim)
3-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Luan Dragusha mjek (caktuar dhe ekzekutuar)
4-Arrest shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Karmen Kaculini farmaciste .(caktuar dhe ekzekutuar)
5-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Renato Kepi infermier te hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar)
6-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per E.S. mjek (shpallur ne kerkim)
7-Arrest ne shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar)
8-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar)
9-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/