Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lidhjet deri në Amerikën Latine, si e morën shqiptarët nën kontroll tregun e drogës në Britani

23/09/2018
FOTO/ Goditet një tjetër bandë italo-shqiptare, transportonin drogë me avion nga Shqipëria

Foto ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Mafia shqiptare ka marrë nën kontroll tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur “modelin Amazon”, sipas ekspertëve kriminalistikë atje. Ata marrin përfitimet maksimale duke ofruar produkte me cilësi të lartë në çmimin më të ulët të mundshëm.

Sipas ish-drejtuesit më të lartë kundër narkotikëve në Agjencinë Kombëtare të Krimeve (NCA), Tony Saggers, suksesi i mafiave nga Ballkani vjen pasi kanë ulur çmimin e kokainës me një të tretën në pesë vjet.

Në një konferencë, ai tha se shqiptarët kanë zhdukur rivalët për një arsye shumë të thjeshtë: Ata kanë krijuar marrëdhënie direkte në Amerikën Latine, rajoni ku prodhohet më së shumti kokaina në botë.

Një kilogram kokainë atje mund të blihet me 2.800 paund dhe pasi përzihet me substanca të tjera shitet në Britani për 60.000 paund.

Ish-drejtuesi i lartë në NCA shpjegoi në britaniken “The Sunday Times” se si shqiptarët shkuan në Britani dhe tashmë po dominojnë botën e nëndheshme.

“Kriza në Kosovë gjeneroi shumë lëvizje. Shumë kriminelë shqiptarë përfituan nga kjo dhe pretenduan se ishin kosovarë e lëvizën në Europë. Ata u vendosën, shpesh me identitete të ndryshme dhe me status qëndrimi. Të gjithë këtë e bënë për përfitim kriminal. Ata e panë mundësinë”, shprehet Saggers.

Sipas tij, ardhja nga një sistem komunist i përgatiti shqiptarët për një botë të egër. Në atë periudhë, thotë ai për britaniken, të kontrabandoje ishte një pjesë e rëndësishme e kulturës, çka i ka bërë trafikanë shumë të mirë.

Çelësi i suksesit tek shqiptarët sipas Saggers është aftësia e tyre për të bërë ujdi personalisht me njerëz në Amerikën Latine. Ai thotë se çmimi i drogës rritet gradualisht që nga marrja në xhunglat kolumbiane, pastaj në portet e Amerikës Jugore, përmes oqeanti Atlantik, për në portet europiane të Antwerp dhe Rotterdam. Nga aty zbret dhe dërgohet për shitje në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar.Në përfundim Sagger tha për “The Sunday Times” se shqiptarët janë aq të sukesshëm saqë sistematikisht e kanë ulur çmimin nga 45 mijë paund në 30 mijë paund brenda këtyre 5 viteve të fundit.

Sipas studimeve, vitin e kaluar, britanikët kanë konsumuar 30 tonë drogë, më shumë se çdo vend tjetër europian./abcnews

Tags: amerika latineANGLIkokaineshqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.