Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kushtuar disa rreshta grave duke i cilësuar ato si të forta dhe guximtarët më të mëdha.
Duke shkruar një status në ‘Facebook’ Basha thotë se gratë janë ato që vuajnë më shumë se kushdo tjetër pasojat e ekonomisë, korrupsionit apo dhe krimit, ndërsa mbështet fuqinë dhe angazhimin e tyre.
Bashkangjitur tekstit, ai ka postuar dhe disa foto ku mes të tjerash shihet me presidenten e Grave të PPE-së, Doris Pack.
“Gratë janë ato që vuajnë më shumë se kushdo tjetër pasojat e vështirësive ekonomike, korrupsionit dhe krimit. Por gratë janë po kështu edhe luftëtaret më të forta, guximtaret më të mëdha.
Unë ndihem me fat që mund të mbështetem në miqësinë, vendosmërinë e ndershmërinë e grave kurajoze europiane dhe shqiptare, në betejat që kemi përpara”, shkruan Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/