Pesë vetë, përfshirë 3 foshnje janë qëlluar me thikë në një çerdhe në Queens, New York, nga një grua 52-vjeçare që punon atje.
Mosha e foshnjave, që mendohet se janë 2 vajza dhe 1 djalë, nuk është e qartë. Njëra prej vajzave raportohet në gjendje të rëndë.
Dy të rritur, një punëtore tjetër dhe një nga prindërit e fëmijëve, u goditën gjithashtu me thikë dhe ndodhen në spital.
Pas sulmimit të pesë viktimave, gruaja shkoi në bodrum dhe preu dorën e saj të majtë në një përpjekje për të vrarë veten.
Ajo u gjet atje nga policia pak kohë më vonë dhe u dërgua në spital.
Nuk dihet ende se sa plagë kanë marrë të plagosurit dhe në cilat pjesë të trupit janë qëlluar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/