Me një motor, endej tinëzisht në mesin e automjeteve të rënda dhe të parkuara, por lëvizjet e dyshimta ngallën kuriozitetin e patrullës së policisë.
Në këtë mënyrë, përfundoi në pranga një 34 vjeçar shqiptar në Terni të Italisë, në xhaketën e të cilit u gjet një pistoletë e mbushur me fishekë.
Për më tepër, në mjetin e tij të vogël u gjetën mjete që shërbenin për vjedhje si dhe doreza. Shqiptari kishte me vete edhe tre telefona celularë.
Në dhomën ku ai flinte, u gjetën materiale të tjera si kapele bejsbolli, dorashka, si dhe plumba të fshehur në një çorap.
Hetimet e mëvonshme zbuluan se arma dhe plumbat ishin vjedhur në një shtëpi në zonën e Bolonjës.
Për këto arsye, shqiptari u arrestua për një sërë veprash penale, duke përfunduar në burgun Viterbo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/