Mazhoranca votoi për shembjen e Teatrit, reagon PD: Hanë turpin me kartona

Mazhoranca votoi për shembjen e Teatrit, reagon PD: Hanë turpin me kartona

96
0
Shares

Pasi Kuvendi vetëm me votat e mazhorancës pranoi dekretin e amenduar të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për ligjin për teatrin, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Është deputeti Luçiano Boçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se, “Votimi i ligjit special për t’i dhënë pronën publike një klienti dhe për të shembur teatrin, dëshmoi dhe njëherë degradimin moral dhe politik “të tufës” mazhoritare.
Kanë kohë që turpin këta e kanë ngrënë me bukë.”

Reagimi i plotë i Luçiano Boçit:

Parlamenti që ha turpin me kartona:

Votimi i ligjit special për t’i dhënë pronën publike një klienti dhe për të shembur teatrin, dëshmoi dhe njëherë degradimin moral dhe politik “të tufës” mazhoritare.

Kanë kohë që turpin këta e kanë ngrënë me bukë.

Tani po e ripërtypin dhe me kartona.

Një rreshtim i neveritshëm ky i përfaqësuesve që të vetmin përfaqësim, kanë aferën e rradhës së Ramës së tyre.

Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare.

Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit.

Demokracia do ishte më e lumtur pa këtë soj parlamenti.

Lavdi parlamentit të ripërtypsëve!!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY