Edhe pse nuk është kandidat për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë sipas FIFA-s, Lionel Messi do të marë pjesë në ceremoninë e së hënës së ardhshme. Ndryshe nga kundërshtari i tij, Cristiano Ronaldo, “pleshti” ka vendosur të marrë pjesë, pasi emri i tij do të bëj pjesë në formacionin më të mirë të sezonit të shkuar.
Vetëm disa javë më parë kishte polemika kur Ronaldo shmangu ceremoninë e çmimeve të UEFA-s sapo u bë e qartë se Modric do të jetë fituesi.
Megjithatë nuk do të ketë një situatë të ngjashme me Messin javën e ardhshme, me numrin 10-të që ka vendosur të jetë prezent, pavarësisht se çfarë ndodh. Një veprim që meriton duartrokitje për 5 herë fituesin e Topit të Artë, që tregon edhe njëherë se futbolli është gjithçka për të, pavarësisht se çmimet nuk do të bëhen të tijët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/