Lidhja e Damian Gjiknurit me mashtruesin indian alarmon shërbimet inteligjente

Lidhja e Damian Gjiknurit me mashtruesin indian alarmon shërbimet inteligjente

735
0
Shares

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, rezulton anëtar aktiv i një sekti të paqartë dhe të dyshimtë, i drejtuar nga një guru indian i quajtur Paramahamsa Vishëandanda.

Ministri Gjinuri është përpjekur ta mbajë të rezervuar përkatësinë e tij në sekt, ndonëse bashkëshortja e tij, zonja R. Agolli ka publikuar me dhjetëra foto/video të sektit, sidomos gjatë aktiviteteve që zhvillohen jashtë vendit.

Një burim i mirëinformuar diplomatik i tha Hashtag.al se përkatësia e ministrit Gjiknuri në këtë sekt është bërë dhe objekt i vëmendjes së shërbimeve inteligjente.

Vetë ministri mban në dorë një byzylyk, që është simbol i sektit (foto vijuese):

Më herët, ministri ka mbajtur si foto profili në ‘Whatsapp’ një foto ku dukeshin ambientet e shtëpisë së tij të dekoruar me rastin e Vitit të Ri, ndërsa në murin e sallonit ishte vendosur në kornizë, në mes të shtëpisë, fotoja e gurusë indian (foto vijuese):

I njëjti burim diplomatik, i tha Hashtag.al se ministri dhe familjarë të tij kanë udhëtuar disa herë jashtë vendit për të ndjekur seancat e sektit, ndërsa pjesë e praktikave të këtij sekti janë dhe seancat e hipnozës.

Janë pikërisht këto seanca që e kanë bërë ‘delikate’ marrëdhënien e ministrit me këtë sekt, pasi hipnoza është proces i kontrollit të plotë psikik ndaj anëtarit të sektit dhe ky lloj kontrolli okult mund ta shndërrojë ministrin në një ‘dordolec’ në shërbimin e gurusë indian.

Guruja indian Paramahamsa Vishwandanda prej vitesh ka themeluar sektin fetaro-shpirtëror të quajtur ‘Bhakti Marga’.

Nga një kërkim elementar në internet ky guru indian rezulton se është akuzuar disa herë për mashtrim ose vjedhje nga disa ish-anëtarë të sektit, ndërsa aktiviteti i sektit të tij ka qenë nën hetim dhe nga autoritetet indiane.

Ekziston dhe një video, që konsiderohet si një mashtrim spektakolar i dokumentuar i gurusë indian.

Në videon e mëposhtme, guruja Paramahamsa Vishwandanda  shfaqet në një seancë duke pretenduar se gjasme po ‘vjell copëza floriri’. Një mashtrim i rëndomtë i filmuar me kamera amatore (video vijuese):

*Kliko për videon

https://hashtag.al/wp-content/uploads/2018/09/Mjeshtri-indian.mp4?_=1

Është ende e paqartë se deri ku shkon implikimi i ministrit shqiptar me seancat e hipnozës të këtij sekti të dyshimtë, apo kontributet që ministri ka paguar në mbështetje të këtij sekti, të drejtuar nga një guru i akuzuar për mashtrim dhe vjedhje nga disa ish-anëtarë të sektit. /Hashtag.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY