VENDIMI/ Pse u lirua papritur nipi i Enver Hoxhës, kush e ‘shpëtoi’...

VENDIMI/ Pse u lirua papritur nipi i Enver Hoxhës, kush e ‘shpëtoi’ nga burgu

255
0
Shares

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, ka lënë përfundimisht qelinë e burgut. Gjykata e Fierit ka vendosur të pranojë kërkesën e tij për lirim me kusht. Ermal Hoxha e ka bërë kërkesën që në verë për lirimin me kusht, pasi u dënua përfundimisht nga Gjykata me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Duke qenë se ka qëndruar për një kohë të gjatë në paraburgim, Hoxha e ka shlyer masën më të madhe të dënimit. Ai i është drejtuar Gjykatës së Fierit për lirim me kusht dhe kërkesa është shqyrtuar nga gjyqtari Piro Sota më 20 gusht të këtij viti. Më pas, vendimi është marrë më 13 shtator, kur Hoxhës i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj për të kryer nga dënimi i tij.

Ermal Hoxha kishte tentuar edhe më parë të përfitonte ulje dënimi. Ai i ishte drejtuar Gjykatës së Fierit në muajin mars, duke qenë se vuante dënimin në Burgun e Fierit. Mirëpo, gjyqtarja Marsela Dervishi e ka vlerësuar si të papranueshëm kërkesën e Hoxhës për ulje me 90 ditë të dënimit të tij. Ai fillimisht ka kërkuar ulje dënimi dhe më pas ka ndryshuar objektin e kërkesës, duke kërkuar lirim me kusht.

“Kur kërkuesi nuk paraqitet në seancë pa ndonjë shkak të arsyeshëm, megjithëse ka dijeni rregullisht për datën dhe orën e saj, heq dorë nga kërkesa ose ndryshim objektin e saj, gjykata e deklaron atë të papranueshme”, konstaton se shqyrtimi i kësaj çështjeje nuk mund të vazhdojë dhe kërkesa e paraqitur nga kërkuesi Ermal Hoxha duhet të deklarohet e papranueshme”, shkruan vendimi i Gjykatës. Pas tërheqjes nga kërkesa, Ermal Hoxha bën kërkesën e dytë për lirim me kusht.

Në këtë kërkesë ai ka theksuar faktin se është baba i një vajze të mitur dhe ka kërkuar të merret parasysh edhe sjellja e tij në paraburgim. Ermal Hoxha u dënua me 10 vjet burgim, por vendimi u ndryshua nga Apeli i Krimeve të Rënda, i cili pranoi kërkesën e mbrojtjes që për grupin e Xibrakës të pranohej gjykimi i shkurtuar, i cili ishte refuzuar nga Shkalla e Parë. Vendimi është marrë në fund të vitit që lamë pas edhe ndryshoi edhe akuzën për të dënuarit, nga trafik ndërkombëtar droge, në prodhim dhe shitje narkotikësh.

DËNIMET

Në argumentimin e saj, Apeli i Krimeve të Rënda kritikonte Policinë dhe Prokurorinë për punën e tyre. Sipas atij vendimi, ndërhyrja e Policisë nuk ishte efikase në laborator, pasi ekzistojnë dyshime se grupi ishte informuar për operacionin. Ndërsa për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Gjykata e Apelit shprehej në vendim se provat e sjella prej saj nuk provojnë akuzën e trafikut ndërkombëtar.

Sipas vendimit të Gjykatës, të nëntë anëtarët e grupit të strukturuar kriminal përfitojnë ulje dënimi nga pranimi i kërkesës për gjykim të shkurtuar dhe rikualifikimi i veprës penale. Kështu, Ermal hoxha dënohet përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim; Ilir Hyseni, Cezar Avila, Valter Moreno me nga 8 vjet. Genci Xhixha me 8 vjet e tetë muaj, së bashku me Sajmir Batkun; Gentian Gjonaj me 8 vjet e 8 muaj, ndërsa Arjan Dalipi me Kelmend Dalipin me nga 7 vjet e 4 muaj.

Ky i fundit përfitoi një masë më të lehtë dënimi, pasi Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve të tij se në qeli i rrezikohej jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Ndërsa një prej organizatorëve, Genci Xhixha, vazhdon të jetë në kërkim. Por kjo nuk e ka penguar atë që të marrë një avokat me prokurorë./Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY