Ja pse meshkujt janë të fiksuar pas gjoksit të femrave

Ja pse meshkujt janë të fiksuar pas gjoksit të femrave

455
0
Shares

Ka qenë dhe mbetet e vështirë për shkencëtarët që të shpjegojnë saktësisht kuriozitetin e meshkujve për gjoksin e femrave. Një teori e re pretendon ta ketë gjetur këtë sekret.

Larry J. Young, profesor psikiatër në Universitetin Emory, i cili studion bazën neurologjike të sjelljeve shoqërore mendon se njerëzit e shfrytëzojnë qarkun e neuroneve, që fillimisht u zhvillua për të forcuar lidhjen mes nënës dhe fëmijës gjatë ushqimit me gji, për të forcuar lidhjen mes meshkujve dhe femrave.

E vërteta është se meshkujt i pëlqejnë fëmijët, por e dashurojnë gjoksin. Gjatë kohës që nëna ushqen me gji fëmijën, gjoksi i saj stimulohet duke ndryshuar formë. Ky proces neurokimik ka si qëllim të rrisë përqendrimin dhe vëmendjen e nënës tek fëmija i saj.

Studimet e viteve të fundit kanë treguar se tek njerëzit, ky stimulim i ndryshimit të gjoksit nuk ndodh vetëm në çastin e ushqimit të fëmijëve.

Kur një partner prek apo ngacmon gjinjtë e femrës, ky veprim shkakton çlirimin e një hormoni polipeptid, i cili sekretohet nga gjëndra e hipofizës dhe që shkakton kontraktime në mitër ose nxjerrje qumështi. Në këtë rast vëmendja e femrës përqendrohet jo më tek fëmija, por tek partneri duke forcuar dëshirën e saj seksuale për këtë person.

Arsyeja se përse meshkujt janë kaq të tërhequr nga gjoksi shpjegohet me faktin se ky veprim shkakton tek femrat një ndjenjë afërsie për partnerin, duke e bërë atë më të dëshirueshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY