Gjashtë fëmijët e familjes Shaholli në Durrës nëna e të cilëve Ardiana u vra mizorish nga babai i tyre, Çlirimi, janë bërë gati për të nisur vitin e ri shkollor.
Katër vajzat e vogla plot me ëndrra janë bërë gati e janë nisur për në shkollë, për t’u bashkuar me shoqet e tyre pas një vere ndoshta më e keqja që kanë pasur në jetën e tyre. Në këtë mëngjes të ditës së parë të shkollës nuk kanë pranë asnjë prej prindërve të tyre, për t’i puthur e për t’iu uruar vitin e mbarë shkollor.
Dy fëmijët më të mëdhenj 18-vjeçarë, Shpendi dhe Pranvera të cilët janë nxënës maturantë këtë vit, kanë punuar gjithë sezonin e verës në një prej hoteleve të qytetit dhe do të vazhdojnë të punojnë deri sa hoteli të mbyllë sezonin veror, tregon vajza e madhe.
Për t’u nisur në shkollë i kanë ndihmuar të gjithë nga pak, shoqatat e të afërmit. Ata janë duke pritur që shteti t’u lidhë pension jetimi pas humbjes së nënës e futjes së babait në burg për të cilin kanë marrë edhe premtime.
Gjithë natën pothuajse nuk i ka zënë gjumi vajzat, Ermirën në klasën e tetë, Erisën në klasën e shtatë e më të voglën Fiorelën në klasën e dytë. Duan të mësojnë sa më shumë për të bërë krenare nënë e tyre.
Nisen për në shkollë por zemërthyera këtë vit. Nuk kanë mundur të blejnë kompletet e librave të rinj, por kanë siguruar libra të përdorur.
Gjyshi i tyre i moshuar Zaim Shaholli thotë se shteti duhet të mendojë t’iu lidhë nga një pension jetimi, sepse fëmijët janë pa mbështetje ekonomike.
Babi i tyre Çlirim Shaholli po përballet me drejtësinë për akuzën e vrasjes së bashkëshortes. Deri tani askush nuk e ka vizituar në burg. Asnjë prej fëmijëve dhe as prindërit e moshuar nuk e kanë falur. /News24
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/