FOTO/ Ngjitet në majë të qendrës tregtare për selfie, vdes 15-vjeçari

FOTO/ Ngjitet në majë të qendrës tregtare për selfie, vdes 15-vjeçari

145
0
Shares

Një djalë 15-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë poshtë një kanali ajrimi në qendrën tregtare Sarca, në Milano.

Adoleshenti ishte ngjitur me një grup miqsh në çatinë e strukturës dhe kur është zbuluar nga forcat e sigurisë është përpjekur të largohet duke rënë nga 25 metra lartësi.

“Donim të bënim një selfie për të treguar që ishim ngjitur në majë të kinemasë Skyline’, kanë treguar miqtë e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 të së shtunës. Në momentin që djali nga Cusano Milanino përpiqej të largohej ka rënë në një hapësirë shumë të ngushtë dhe forcave të zjarrfikëseve ju është dashur një manovër shumë e komplikuar për ta nxjerrë që atje.

15-vjecari është çuar në spital në gjendje të rëndë dhe ka humbur jetën sot në mëngjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY