Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rihapen aplikimet për në universitet këtë të shtunë, mjekësia me dy kuota të lira

15/09/2018
EMRAT/ Dy kandidatë për dekanë dhe 7 për shefa departamenti te Filologjiku
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të shtunën rihapen aplikimet për në universitet.

Tetë mijë kandidatë për studentë janë në pritje të degës së parapëlqyer. Ndërkohë, me mbylljen e fazës së parë të regjistrimeve, fakultetet më të pëlqyera janë ato të mjeksisë.

Nga të gjithë kandidatët për studentë që hyjnë e dalin në Universitetin e Mjeksisë pas përfundimit të fazës së parë të regjistrimeve, vetëm dy do të kenë fatin të bëhen pjesë e tij. Kaq janë kuotat e mbetura bosh për raundin e dytë të aplikimeve. Degët e mjeksisë kanë rezultuar më të kërkuarat dhe vendet e lira thuajse janë plotesuar.

“Mjeksia, e cila i ka pothuajse të ezauruara kuotat, kanë ngelur vetëm pak. 2 kuota në mjeksi të përgjithshme, 2 në farmaci dhe disa të tjera. Degët që mbeten janë kryesisht ato inxhinierike. Në rrethe ka akoma kuota studimi,”-shprehet Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Nga 16 mijë e 300 maturanatë që u regjistruan në institucionet e arsimit të lartë në vend në raundin e parë 15% e tyre zgjodhën universitete private. Ndërkohë që 8 mijë kandidatë për studentë nuk e gjetën veten në programet e studimit që iu dolën në këtë fazë apo nuk patën mundësi, presin të ripalikojnë. Këtë mund ta bëjnë duke nisur nga dita e shtunë në portalin e-albania.

“Thjesht duhet të hyjnë të logohen me ID-në personale dhe ID-në e universitetit dhe të hedhin si në raundin e parë nga 1 deri në 10 preferenca, është e njëjta procedurë. Mbasi e kanë mbyllur si aplikim mund të bëjnë korrigjime deri në momentin që ata fusin kodin e aplikimit. Do përdoret po i njëjti kod aplikimi që është përdorur dhe në formularin A2. Të dhënat i dërgohen sistemit dhe në fund të procesit i dërgohen universiteteve.”

Në këtë raund mund të aplikojnë edhe rreth 1800 maturantë që kanë marrë provimet e vjeshtës, por fillimisht ata duhet të kryejnë pagesën në bankë dhe të pajisen me kodin personal në shkolla. Ata do të kenë gjashtë ditë në dispozicion. Pas shpalljes së fituesve me 27 shtator, nis edhe raunid i dytë i regjistrimeve në univeristete./abcnews.al

Tags: aplikimiarsimiUniversitete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.