Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një vajzë si Xhoi, 21 vjeçarja që na jep të tërëve një mësim të mirë

15/09/2018
Një vajzë si Xhoi, 21 vjeçarja që na jep të tërëve një mësim të mirë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fatmirësisht në Shqipëri ka dhe modele të tilla që inspirojnë dhe nxisin veprime të mira.

Edhe pse dëgjojmë pothuajse përditë, krime, vrasje, korrupsion, rrëmbime, ekzekutime apo dhe braktisjen e të rinjve dhe problemeve të mëdha me punësimin, diku aty në vende të thella të Shqipërisë ka vajza e djem të rinj të cilët luftojnë fort për jetën.

Njëra prej tyre është Xhoi, një 21 vjeçare nga Bradasheshi i Elbasanit, e cila është shndërruar tashmë ne një eksperte e gomisterisë ku punon me të atin.

Këtë rast e ka bërë publik, gazetari Mentor Kikia, i cili në facebook ka shkruar për takimin me të dhe mbi të gjitha për mësimin që ajo na jep të gjithëve ne.

Ja çfarë na mëson Xhoi….

Xhoi, gomistja 21-vjeçare që na jep të tërëve një mësim të mirë

Kur ndalova në gomisteri për të kontrolluar një gomë të shfryrë të makinës, mu afrua një vajzë e më tha: Çfarë problemi ka?

-Goma, më ka rënë!

Ajo nxitoi të kontrollojë presionin e të katër gomave. Pastaj çmontoi shpejt e shpejt gomën e rënë, e kontrolloi, dhe nxitoi ta montonte.

Unë kisha mbetur në këmbë e po ndiqja veprimet e saj. Mendova se ishte ndonjë truk, por vajza për pak minuta e mbaroi punën. Duart i kishte të nxira nga gomat, vajrat po lëndë të tjera në një servis makinash. Edhe në fytyrë kishte disa njolla të zeza pluhuri.

I kërkova leje për ti bërë disa foto. Dhe padyshim i thashë që do ti publikoja. Pranoi dhe qeshi.

“E kam biznesin tim, punoj këtu me babanë. Ia kam marrë dorën mirë”.
Kjo është Xhoi, 21 vjeç, nga Bradasheshi, në Elbasan. Ajo ka zgjedhur të bëjë gomisten. Një punë burrash kudo, por ajo e ka sfiduar dhe e bën shumë mirë.
Vendosa ta ndaj me ju rastin e Xhiot, për të dëshmuar modelin e një vajze të re që ka zgjedhur të punojë. Një punë e “pisët” dhe e rëndë. Por ajo e thotë me kënaqësi: Ky është biznesi im!

Vendosa ta ndaja këtë histori, edhe si një model për një rini në krizë, që mendon se këtu nuk jetohet më. Për një rini që referencë ka djemtë dhe vajzat e që kapardisen në rrjetet sociale me makina luksi, me paratë e baballarëve, shpesh të buruara nga krimi e korrupsioni.

Edhe pse një vajzë showbizi është padyshim më e famshme, unë po u kërkoj lexuesve të këtij shënimi ta shpërndajnë këtë postim si një shembull për tiu referuar. Të faleminderit Xhoi për mësimin që na jep të tërëve!

Tags: ElbasangomisterihistoriaMentor Kikiaxhoi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.