Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Rama e Xhafaj nuk mbyllën lojrat e fatit, i përhapen më shumë ato

14/09/2018
PD: Rama e Xhafaj nuk mbyllën lojrat e fatit, i përhapen më shumë ato
Share on FacebookShare on Whatsapp

Parti Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe pastruar paratë e krimit dhe të drogës përmes lojrave të fatit.

“Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit kanë ofruar mundësi korruptive dhe mbrotje politike për vëllezërit e tyre, Olsi Rama dhe Agron Xhafa, në fushën e lojrave të fatit” deklaroi sot Jorida Tabaku nga selia e PD-se ku nisi te argumentonte akuzat e veta 

Sipas Tabakut: “Mbështetja e Ramës me Xhafën katërfishoi pikat e basteve nga 920 në 4200. Sot në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë ka më shumë pika bastesh sesa dyqane ushqimore dhe librari. Shumë prej tyre kanë lidhje me klanin mafioz Xhafa”

PD thotë se dy bashkëpunëtorë të Agron Xhafajt janë pronarë të dy kompanive të basteve të cilët kanë shumëfishuar aktivitetin ne tregun e bixhozit. Gjithashtu edhe pse janë të dënuar ndaj tyre nuk ka vepruar ligji i antimafias.

“Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj të dënuar për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge. Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj, janë pronarë të dy kompanive të basteve. Njëra prej kompanive, ITGSA është më e njohura ne tregun e bixhozit dhe njihet me disa emra si Ecobet, Baste Live, Eurolive.

Nga vitit 2015 deri ne vitin 2018, Ecobet, Baste Live Eurolive, nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafës brenda 5 vjetëve ka shumëfishuar aktivitetin ne tregun e bixhozit, duke hapur 2176 pika të reja bixhozi.”

Ata publikuan një grafikë ku sipas PD-se tregohet se shtimi i pikave të bixhozit ka nisur gjatë operacionit Fundi i Marrëzisë, duke vazhduar me periudhën kur Fatmir Xhafaj bllokoi ligjin për llogari të grupit kriminal Xhafaj.

Enkelejd Alibeaj:  “Fatmir Xhafaj me vëllanë e tij Agron Xhafaj, dhe Edi Rama me vëllanë e tij Olsi Rama ortak në kompaninë e konçesionit korruptiv të lojrave të fatit janë provat e qarta si funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar që kontrollon lojrat e fatit. Koncesioni i monitorimit online të pikave të basteve i siguron Olsi Ramës miliona euro fitim, sepse i vëllai kryeministër detyron me ligj pikat e basteve të bëjnë pagesën e mirëmbajtjes së sistemit tek kompania monopol e tij, që pastron paratë e krimit të organzuar dhe korrupsionit.”

Tags: Edi RamaFatmir Xhafajligji per lojerat e fatitPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.