Ambasadori i SHBA tregon politikanin që e mbështeti për SPAK dhe Byronë...

Ambasadori i SHBA tregon politikanin që e mbështeti për SPAK dhe Byronë Kombëtare

183
0
Shares

Ambasadori në largim Donald Lu ka zbuluar emrin e politikanit që ka mbështetur më shumë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimi dhe Gjykatën e Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit(SPAK).

Për ambasadorin, ish Kryeministri, Sali Berisha ka qenë politikani që ka mbështetur fort ngrijeni këtyre dy strukturave të rëndësishme të Reformës në Drejtësi.

Me Dr. Berishën dhe ka pasur mirësinë të më lejojë të takohemi dhe t’i zhvillojmë këto diskutime. Kemi pasur disa diskutime shumë të mira mbi reformën e gjyqësorit. Më lejoni të them se nuk ka pasur njeri që e ka mbështetur krijimin e SPAK dhe BKH më fort”,  tha Lu.

Por edhe pse e quajti si të paguar nga Soros, ambasadori Lu ka shprehur vlerësimet për Sali Berishën.Ambasadori tha se të gjithë ishin të frikësuar nga reforma në Drejtësi. 


Ishin të frikësuar! Socialistët ishin të frikësuar, demokratët ishin të frikësuar, LSI ishin të fikësuar! Nuk kishin frikë nga unë. Nuk kishin frikë nga Romana. Kishin frikë të ktheheshin tek bashkëshortet, bashkëshortët, fëmijët dhe fqinjët e tyre nëse nuk e miratonin reformën, ka thënë Lu.

A pati rol në procesin e reformës në drejtësi dhe në procesin e majit të shkuar? Pozitiv ose negativ, nuk e di, më thoni ju.

Ambasadori Lu: Unë kam qenë shumë krenar që gjatë tre viteve e gjysmë kam kërkuar rregullisht takime me Dr. Berishën dhe ka pasur mirësinë të më lejojë të takohemi dhe t’i zhvillojmë këto diskutime. Kemi pasur disa diskutime shumë të mira mbi reformën e gjyqësorit. Më lejoni të them se nuk ka pasur njeri që e ka mbështetur krijimin e SPAK dhe BKH më fort. Është serioz për këtë. Dhe di që pjesë e arsyes pse Partia Demokratike votoi në favor të atij ligji ishte Sali Berisha. Kështu që, po, ka qenë shumë i përfshirë në procesin e reformës së gjyqësorit. Për sa i përket zgjedhjeve, kam punuar shumë ngushtë me Lulzim Bashën në atë kohë. U takova edhe me Sali Berishën, por në sediljen e drejtuesit në ato diskutime ishte bindshëm Lulzim Basha.

Atëherë, nëse thoni se Berisha ishte në mbështetje të BKH dhe SPAK, cilët janë politikanët që përmendni se u përpoqën dhe përpiqen të pengojnë krijimin e këtyre institucioneve?

Ambasadori Lu: Kam kujtimi kaq të gjalla nga ditët përpara… Ju si gazetar e kujtoni mjedisin e tensionuar në javët përpara miratimit të reformës së gjyqësorit…

Por e thatë edhe vitin e kaluar…

Ambasadori Lu: Ishin të frikësuar! Socialistët ishin të frikësuar, demokratët ishin të frikësuar, LSI ishin të fikësuar! Nuk kishin frikë nga unë. Nuk kishin frikë nga Romana. Kishin frikë të ktheheshin tek bashkëshortet, bashkëshortët, fëmijët dhe fqinjët e tyre nëse nuk e miratonin reformën. Populli shqiptar kishte pritshmëri shumë të larta që do ta bënin sa që kishin frikë se ç’mund t’u ndodhte në komunitetet e tyre nëse nuk bënin asgjë. Çfarë bëmë ne si të huaj? Bëmë punën tonë. U përpoqëm të bënim opozitën dhe qeverinë të gjenin një shteg për të cilin mund të binin në një mendje. Dhe në mendimin tim, pati udhëheqësi të vërtetë nga Kryeministri Rama, ish-Kryeparlamentari Ilir Meta, dhe Lulzim Basha, çka lejoi që marrëveshja të arrihej.

Pse duket sikur reforma në drejtësi ka hyrë në një ngërç ose të gjitha partitë politike nuk duken fort të interesuara për të kontribuar më tej për atë reformë, sidomos kur flitet për zgjedhjen apo përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinju dhe anëtarëve të institucioneve të reja?

Ambasadori Lu: Sokol, është shumë e thjeshtë. Kanë ende frikë. Ishin të frikësuar në 2016-ën, janë të frikësuar edhe tani. Por shih rezultatet që janë arritur tashmë nga reforma – 20 gjyqtarë dhe prokurorë u dorëhoqën, 23 janë shkarkuar nga KPK, komisionet e vetingut, 27 janë konfirmuar. Një total prej 70 zyrtarësh që i janë nënshtruar këtij procesi në gjashtë muajt e fundit. Është një rezultat shumë i mirë për popullin shqiptar. Dhe faza e ardhshme është edhe më e thellë. Keni ngritjen e KLP, KLGJ dhe krijimin e prokurorit të pavarur SPAK dhe hetuesve të BKH. Kjo u kall frikë në zemër krerëve të krimit të organizuar dhe politikanëve të korruptuar.

Por mendoni se do funksionojë vërtet sepse sidomos nga PD, LSI, opozita, fraksione të shoqërisë civile, janë shumë kritikë jo për reformën në drejtësi por mënyrën si u krye – kanë shprehur skepticizëm të madh për faktin se nuk do të jenë të paanshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sidomos korrupsionit brenda klasës politike.

Ambasadori Lu: Kushtetuta juaj parashikon që ka një rrezik anshmërie, po? Prandaj ka përfshirje ndërkombëtare, jo për të marrë vendime, por për të monitoruar këto procese. Keni njërëz shumë të mirë, gjyqtarët dhe prokurorët më të mirë amerikanë dhe europianë që janë në ONM – misioni ndërkombëtar i monitorimit – që shohin çdo ditë se si po kryhet dhe kur shohin mundësinë për anshmëri, ngrenë pikëpyetje dhe apelojnë vendime. Sa i përket BKH dhe SPAK, ne, Qeveria e SHBA, kemi marrë një angazhim përpara jush, Shqipërisë, që ne do të paguajmë për këshillimin, trajnimin dhe pajisjet për BKH. Kjo është diçka që do ta bëjnë FBI dhe Departamenti i Drejtësisë. Departamenti i Drejtësisë ka prokurorë federalë këtu në vendin tuaj që kanë thënë – ne do të këshillojmë dhe do të ndihmojmë me mbështetjen për krijimin e SPAK. Jam i bindur që kur këto institucione të jenë funksionale – çka besoj do të ndodhë këtë vjeshtë, në javët e ardhshme – se kjo do të jetë një rritje madhore në kapacitetin e vendit tuaj për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.

Por tani Lulzim Basha do të ashtu-quajturin veting i politikanëve. Mendoni se ka nevojë ndërkohë që kemi këtë procesin që vazhdon të ndërtimit të BKH dhe SPAK, të cilat në fakt do të përqendrohen tek lufta kundër korrupsionit mes politikanëve?

Ambasadori Lu: Mendoj se ka edhe një tjetër formë vetingu që kemi në demokraci. Ju votoni çdo dy vjet, unë votoj çdo dy vjet si amerikan dhe u kërkojmë llogari zyrtarëve tanë të zgjedhur. Ky është një formë vetingu. Opozita ka vënë në tavolinë një propozim që e konsideroj interesant. Në Amerikë kemi shprehjen, “djalli qëndron tek hollësitë,” dhe po studiojmë hollësitë e propozimit të tyre tani dhe Kryeministri juaj Edi Rama ka thënë tashmë se ai dhe Partia Socialiste janë gati tani të fillojnë negociatat mbi bazën e propozimit të tyre. Le të shohim se çfarë janë në gjendje të arrijnë ato negociata.

Më lejoni t’ju them se ku mund të qëndrojë djalli tek ato hollësi. Basha kërkon një ndryshim kushtetues. E dimë që kur u miratua reforma në korrik, ishte një ndryshim kushtetues. A do të krijonte kjo një lloj përplasje kushtetuese midis asaj që kërkon Basha dhe asaj që është tashmë në kushtetutë mbi BKH dhe SPAK?

Ambasadori Lu: Nuk e di përgjigjen për këtë pyetje. Ajo që di është që kushtetuta juaj mandaton që nëse një parti apo individë paraqesin një amendament kushtetues, duhet të ketë një proces në komisione, sipas kushtetutës, ku diskutohet amendamenti dhe ndonjë ndryshim në të; e di që ky proces negociatash po vjen dhe nxis qeverinë dhe opozitën të jenë seriozë në përqasjen ndaj asaj që mund të arrijnë të bëjnë bashkë për këtë propozim shumë interesant.

Real Story

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY