Opozita mblidhet nesër në Durrës, Strazimiri:Qeveria të votojë vettingun në politikë

Opozita mblidhet nesër në Durrës, Strazimiri:Qeveria të votojë vettingun në politikë

92
0
Shares

Opozita nuk kërkon bashkëpunim të mazhorancës për vettingun në politikë. Anëtari i grupeve të punës të angazhuara me këtë proces, Gent Strazimiri, i ftuar në Ora News, tha se ky është një ultimatum për socialistët që të votojnë ligjin si mundësia  e fundit për ta nxjerrë vendin nga kriminalizimi në të cilin e kanë futur.

Strazimiri: Është thënë qartësisht në amendimet që i kemi paraqitur Kuvendit se që nga dita që një njeri ka marrë përsipër të ketë një funksion publik, veçanërisht një përfaqësues me votën e popullit duhet para që nga dita që ka lindur mundësisht jo që nga momenti që ka hyrë në politikë.

Besoj se do ketë kundërshtime të forta nga ajo anë e politikës që krimin e ka futur në politikë dhe vazhdon ta mbajë në politikë. Nuk pres bashkëpunim dhe në fakt ne nuk po u kërkopjmë bashkëpunim. Po u kërkojmë për shkak të rrethanave, si një siguresë të fundit, të marrin dhe ta votojnë këtë ligj që është i domosdoshëm për situatën që ndodhet vendi, në kuptimin e kriminalizimit.

Në formë ultimatumi?

Strazimiri: Sigurisht, nuk ka mundësi tjetër.Kjo qeveri është monopartiake, ka dekapituar drejtësinë dhe parlamentin. Jemi zyrtarisht në monizëm, qeveri krejtësisht të kriminalizuar, të kapur disa herë në flagrancë.

I pyetur nëse ka të frikësuar nga PD dhe opozita në tërësi, ai pati këtë koment:

Strazimiri: Unë nuk kam parë, nëse ju gjeni. Njësoj do ti nënshtrohen dhe ai vettigut, duke nisur nga unë. Nuk më intereson se kush trembet dhe kush nuk trembet.As dekriminalizimi nuk gjeti nga PD. Të gjithë kriminelët që ikën nga parlamenti. 

Administrata, apo krerët e bashkive që ikën nga politika ikën për shkak të ligjit të dekriminalizimit, që nuk e dëmtoi aspak reformën në drejtësi. Të njëjtën gjë thonë tani për të njëjtën arsye. Kanë kuptuar që ky ligj, kjo lloj site i nxjerr që të gjithë në sekondë jashtë politike dhe kërkojnë ta hipin përsëri në atë breshkën mbi kurrizin e së cilës kanë vendosur reformën në drejtësi.

Opozita do të vijojë aksionin politik jashtë Kuvendit. Strazimiri tha se ndërsa në Kuvend do jetë seanca, ata do jenë në Durrës./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY