Anija gjermane bllokohet në det të hapur, anija shqiptare e nxjerr në...

Anija gjermane bllokohet në det të hapur, anija shqiptare e nxjerr në Durrës

262
0
Shares

E bllokuar në det dhe me defekt, një anije gjermane u nxorr në portin e Durrësit me ndihmën e një anije shqiptare.

Mësohet se anija me vela me 4 persona në bord u ndihmua të rimorkiohej në Portin e Durrësit nga anija “Briza” e Forcës Detare shqiptare.

Anija gjermane kishte dhënë defekte gjatë lundrimit në det të hapur.

Mësohet se anija ishte një anije turistike “Foxtrot” e cila kishte pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe kërkoi ndihmë duke njoftuar Forcën Detare pasi e kishte të pamundur lundrimin.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, “Anija shqiptare “Briza” kreu me sukses rimorkimin e anijes gjermane dhe 4 personat në bord nuk rezultuan me asnjë problem.

Gjatë operacionit në ndihmë të anijes gjermane asistuan edhe mjete detare të policisë kufitare si dhe pilotazhit të Portit të Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY