VIDEO/ “Falur qoftë gjaku i djalit!” Pajtohen dy familje shqiptare pas 13...

VIDEO/ “Falur qoftë gjaku i djalit!” Pajtohen dy familje shqiptare pas 13 vjetësh hasmëri

127
0
Shares

Një ngjarje tragjike kishte ndodhur 13 vite më parë në fshatin Novolan të Kosovës. Ps një zënke mes kushërinjve të familjes Vatovci, vritet Çajupi, djali i Selim Vatovcit.

Akti i shtrirjes së dorës, midis lutjeve e lotëve dhe pas 13 vitesh, ka ndodhur sot para faljes së namazit në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, të mbushur përplot me besimtarë.

“Falur iu qoftë gjaku i djalit, për hatër të Allahut”, u tha mes tjerash gjatë shtrëngimit të duarve në mes të familjarëve të këtyre dy familjeve deri tani në hasmëri. Imami i kësaj xhamie, Fatmir Latifaj, i cili kishte ndërmjetësuar për faljen e gjakut, ka përmendur rolin e hoxhë Ekrem Avdiut.

“Shqiptari i vërtetë është ai i cili e fal vëllain e vet. Shqiptari i vërtetë nuk ka pushkë për vëllain e vet dhe shqiptari i vërtetë gjithmonë ka falje, tolerancë, mirëkuptim dhe synon harmoni mes vete”, tha mes tjerash ai. Latifaj bëri lutje që kjo të jetë vrasja e fundit ndërmjet shqiptarëve, ndërsa ka porositur që shembullin e tillë ta ndjekin të gjitha familjet shqiptare që janë në hasmëri./Lajmi

NDIQNI FOTO DHE VIDEO ME POSHTE:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY