Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandal, viça të pavaksinuar hyjnë kontrabandë në Shqipëri dhe shiten si BIO

11/09/2018
Ministria e Bujqësisë: Mishi i kalbur i importuar nga Brazili, ja e vërteta!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbulohet rruga se si hyjnë në vendin tonë mish i pakontrolluar, por me matrikullim të rremë. Fiks fare tregon mënyrën sesi viçat kontrabandë e të pavaksinuar hyjnë nga Maqedonia në Shqipëri. Këto viça futen në pikat e kalimit kufitar me dokumente false. Bëhet fjalë për një skandal në tregun e bagëtive.

Tashmë viçat kontrabandë kalojnë me furgona dhe hyjnë kryesisht nga Prespa dhe shiten në Shqipëri si mish BIO.

Gazetarët e ” Fiks fare” udhëtuan për në Tetovë të Maqedonisë, ku kërkuan të gjenin formën se si tregtarët maqedonas të lidhur me shqiptarë, sillnin në vendin tonë kafshë të pakontrolluara.

Gjatë bisedës me dy tregtarët që drejtonin punën në tregun e gjësë të gjallë në Tetovë, mësuam sesi përgatiten dokumentet dhe matrikulat false për viçat që hyjnë nga Maqedonia të pavaksinuar.

Sipas njërit prej pronarëve të këtij tregu “Për futjen e bagëtive në mënyrë jo ligjore, kontrabandistët kanë zgjedhur t’i kalojnë nga Struga, dhe Prespa me furgona, pak nga pak.”

Ndërkohë që të siguron për dokumentet e çdo bagëtie që do marrësh rregullimin e tyre sipas procedurave që kërkohen dhe e gjitha kjo kundrejt pagesës prej 15 euro për çdo krekë bagëti.

“Unë kam 16 vite që merrem me këtë punë dhe punoj me Shqipërinë. Nëse e vendos të punosh me mua, çdo dokument i mbyll unë” , i drejtohet ai gazetarit të Fiks Fare.

Mënyra ishte e thjeshtë, në treg blihen viça të pa matrikulluar dhe tregtari maqedonas i matrikullon, i pajis me certifikatë nga veterineri dhe me anë të mashtrimit plotëson edhe dokumentet për doganë. “Me të gjitha këto s’ka kush të ndalon ty”, shprehet tregtari maqedonas gazetarit të Fiksit. “Çdo gjë hyn në sistem” vazhdon ai.

Gazetarët i kanë kërkuar tregtarit maqedonas që të kalojnë të paktën 20 viça, ku pesë prej tyre ishin të pamatrikulluar dhe pa raportin e veterinerit.

“Të thashë një herë për atë mos u mërzit, i bëj unë të gjitha punët. Unë të thashë çdo gjë që hyn tek unë edhe jo legale, del legale këtë ta dish dhe jam i vetmi në Maqedoni që e ushtroj këtë aktivitet me Shqipërinë”, tregon tregtari i bagëtive në Tetovë, duke shtuar se ka marrëdhënie të tilla tregtie me të gjithë tregtarët shqiptarë të mishit. /Top Channel

Tags: fiks farekontrabandemish

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.