‘Do të mbytem’, zhduket pa lënë gjurmë i riu nga Saranda

‘Do të mbytem’, zhduket pa lënë gjurmë i riu nga Saranda

174
0
Shares

Një 29-vjeçar rezulton i zhdukur në Sarandë prej 24 orësh.

Është mësuar se i riu para se të largohej nga shtëpia iu ka thënë familjarëve se do të mbytet në det.

Personi për të cilin bëhet fjalë është Blerim Dule, 29 vjeç. Policia e Sarandës vazhdon kërkimet që prej ditës së djeshme, por nga ato të dhënat të deritanishme, rezulton se Dule vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Ndërkohë, Policia në prani të familjarëve ka zhvilluar kërkime në det, por ende nuk ka asnjë shenjë për të zhdukurin nga Manastiri i Sarandës.

Sipas BallkanWebpolicia ka bërë dhe kontrollin në banesën e të riut ku ka gjetur pasaportën dhe celularin. Kjo duket se do të vështirësojë edhe më shumë gjetjen e 29-vjeçarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY