Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkëmbim zjarri në Lezhë, Salianji: Kriminelët u liruan pas telefonatës nga Xhafaj

08/09/2018
Shkëmbim zjarri në Lezhë, Salianji: Kriminelët u liruan pas telefonatës nga Xhafaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike vazhdon me akuzat drejtuar ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Deputeti i PD, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka thënë se 2 ditë më parë në Lezhë tek zona e Ranës së Hedhur ka patur një shkëmbim zjarri. Sipas PD-së për këtë rast janë arrestuar 3 persona, për të cilët demokratët disponojnë edhe fotot e më pas ata janë liruar pas një telefonate nga ministria e Brendshme.

DEKLARATA E SALIANJIT:

Bandat kriminale qeverisin në çdo cep të Republikës, duke sfiduar plotësisht autoritetin e shtetit.  Pas ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, krimi ka treguar se bën ligjin edhe në Lezhë. Partia Demokatike po denoncon një rast skandaloz, që tregon se policia është e tradhëtuar nga drejtuesit politikë të saj në Ministrinë e brendshme.  Dy ditë më parë, të enjtën qytetarët kanë telefonuar në sallën operative të Policisë së Shtetit për të denoncuar një shkëmbim zjarri tek zona e njohur si Rana e Hedhun. Patrulla policore ka bërë ndalimin e personave me inicialet E.S. nga Lezha, F.F. nga Shkodra dhe I.S. nga Kopliku. Pas kontrollit atyre iu gjetën armë zjarri, një foto prej të cilave Partia Demokratike  e disponon.

Njësoj si në rastin e Shkodrës, ku për 6 vrasje dhe 2 rrëmbime nuk ka autor, edhe për shkëmbimin e zjarrit në Lezhë, krimi ka dalë mbi forcën e ligjit.  Pavarësisht se policët e thjeshtë, ata që po i nënshtrohen vettingut, kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, kriminelët janë liruar pas një telefonate nga Ministria që drejton Fatmir Xhafaj, i cili refuzon t’i nënshtrohet vettingut njësoj si policët.  Pas kësaj telefonate nga të pushtetshmit që nuk e duan vettingun në politikë, armët e zjarrit janë kthyer në lodra dhe kriminelët në qytetarë të respektuar.  Kjo është situata me të cilën përballën çdo ditë ata policë që luftojnë krimin. Kjo është tradhtia që u bëhet policëve që janë të rrethuar jo vetëm nga krimi, por dhe nga aleatët e tij në qeveri.  Prandaj, është jetike miratimi sa më shpejt i fazës së dytë të dekriminalizmit, që do të pastrojë qeverisjen nga krimi.  Partia Demokratike është e vendosur të luftojë në çdo kohë të gjithë politikanët e lidhur me krimin, duke i larguar ata nga politika dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë.

Tags: ervin salianjilezheministria e brendshmete shtena arme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.