Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama e përjashtoi nga PS, flet deputeti Gjetani:”Më telefonoi një ditë më parë dhe më …”

08/09/2018
Rama e përjashtoi nga PS, flet deputeti Gjetani:”Më telefonoi një ditë më parë dhe më …”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përjashtohet nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputeti për zonën e Laçit, Gjetan Gjetani. Ky është një vendim që mori kryeministri ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, pasi një ditë më parë Gjetani ka akuzuar policinë e Kurbinit për paaftësi dhe ka kërkuar që qytetarët të dalin në protesta.

Në një prononcim për gazetën “Shekulli”, deputeti socialist për zonën e Kurbinit, Gjetan Gjetani tregon se veprimi i Kryeministrit Rama ishte shumë i padrejtë, pasi është munduar që të evidentojë shqetësimet e qytetarëve, të cilët i janë ankuar për situatën e rëndë të kriminalitetit. Ai tha gjithashtu, se Kryeministri është nxituar në vendimin e tij, në shkelje të statutit.

“Unë kam folur vetëm për zonën e Kurbinit. Nuk pajtohem me vendimin që ka marrë kryeministri. Ai ka të drejtë që të largojë anëtarët, mbase e njeh më mirë sesa unë statutin. Unë nuk di të kem shkelur ndonjë vendim apo pikë të statutit. Kam marrë vendim për t’u larguar. Nuk e di se çfarë ka pasur në kokë Kryeministri. Unë gjykoj se është nxituar dhe nuk duhet ta kishte marrë këtë masë ndaj një deputeti. Ndoshta është ndikuar nga propozimi im për protestë, por unë e kam kërkuar këtë në rast se kryeministri nuk do të merrte masa për pastrimin e krimit në Kurbin. E përsëri, unë i pari dal në protestë për situatën”, tha deputeti Gjetani.

Në vijim të kësaj bisede për “Shekulli”-n, Gjetani bën me dije, se nuk ka ndryshuar qëndrim për atë që ka shprehur, pasi është zgjedhur për të përfaqësuar shqetësimet e qytetarëve. Një ditë para këtij vendimi, Gjetani është telefonuar nga Kryeministri Rama, i cili e ka kritikuar për sjellje të keqe dhe i ka komunikuar largimin nga partia.

“Çfarë të keqe ka këtu? Të përfaqësoj interesat e qytetarëve të Kurbinit që kanë dhënë mandatin për t’i përfaqësuar në Parlament, apo duhet të mbyll gojën sepse i ngel qejfi Ramës. Këtë e prisja, pasi ma ka komunikuar në telefon një ditë përpara dhe më kritikuar për sjellje të keqe”, tha Gjetani. Ai e akuzoi publikisht problematikat në zonën e Kurbinit, mungesën e investimeve dhe ‘braktisjen’ nga qeveria Rama: “Sot Edi Rama nuk ofron asnjë zgjidhje për Kurbinin. Duke më sulmuar mua publikisht kërkon të mbuloj faktin, që as nuk shtoi investime, as vende të reja pune në Kurbin. Përkundrazi, shtoi vetëm një dozë tjetër të arrogancës së tij, arrogancë që e kanë dhe të besuarit e tij në Kurbin dhe kjo, jo vetëm nuk është ajo çfarë presin banorët me shumë halle, por vetë problemi prodhon edhe më shumë hendek mes qeverisë dhe njerëzve.

Unë pavarësisht se si shkojnë interesat e ditës së Ramës dhe miqve të tij, do të vazhdoj të jem pranë qytetarëve. Nuk kam qenë asnjëherë i pushtetshëm, por kam qenë i vërtetë me njerëzit. Dhe do të vazhdoj të ngre zërin për të gjitha shqetësimet dhe problematikat që kanë qytetarët e Kurbinit, duke mos u lëkundur për asnjë arsye”, është shprehur ai.

Tags: Edi Ramagjetan gjetaniperjashtimi i deputeteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.