Drejtuesit e Partisë Socialiste, lidhjet me krimin e organizuar e korrupsionin

Drejtuesit e Partisë Socialiste, lidhjet me krimin e organizuar e korrupsionin

149
0
Shares

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e cila zhvilloi punimet paraditen e së Premtes, riktheu sërish vëmendjen tek zyrtarët e lartë të strukturave drejtuese të maxhorancës në pushtet.

“Boldnews.al” u fokusua tek akuzat publike që kanë emrat kryesorë të Partisë Socialiste për lidhjet me krimin e organizuar dhe për përfshirje në korrupsion. Rezultati është negativ, për njerëzit, të cilët deklarojnë me pompozitet se po punojnë të bëjnë shtet. Nga Kryetari i Partisë, tek anëtarët e Kryesisë dhe tek Sekretariati, në çdo nivel ka njerëz që nuk janë aspak imun ndaj akuzave për përfshirje në korrupsion apo për lidhje të forta me anëtarë të krimit të organizuar.

Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste, është në qendër të kritikave, jo vetëm të opozitës, për bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar dhe për nisma korruptive. Opozita, më shumë se njëherë, ka përmendur se ka prova të forta që vëllai i tij, Ols Rama, ka lidhje të forta me grupin e kokainës, “Xibraka”. Sipas drejtuesve të opozitës, këto prova që ata kanë në dorë, mund t’i bëjnë së shpejti publike.

Rama është akuzuar me fakte se ka interes të veçantë për të bashkëpunuar me elementë kriminalë. Rastet janë të shumta, ku vetëm një prej miqve të tij është i mjaftueshëm për të shpjeguar afeksionin e tij ndaj botës së nëntokës shqiptare-Elvis Roshi. Lista e të dënuarve, të gjendur në listën e drejtuesve të Partisë Socialiste është e gjatë, ku përfshihen Armando Prenga, Arben Ndoka, Tërmet Peçi, etj.

Në aspektin ekonomik, Rama është nën akuza periodike për bashkëpunimin e tij me biznesmenët-oligarkë, të cilët i kanë bllokuar frymëmarrjen ekonomisë shqiptare.

Kryesia e Partisë Socialiste, gjithashtu ka shumë emra të akuzuar publikisht për lidhje me krimin e organizuar apo të përfshirë në korrupsion.

Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, numri dy i saj, ka pranuar se ka lidhje me të paktën një person, të dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, Mond Begon, i cili është dënuar me 21 vjet burg në Itali. Gjithashtu, Balla është akuzuar publikisht se ka qenë garant i mbërritjes së paligjshme të 3.4 milionë eurove nga Belgjika, në bordin e Toyota Yaris, të destinuara për një grup të rrezikshëm kriminal që vepron në Elbasan.

Gramoz Ruçi, figurë qendrore e Partisë Socialiste, kryetari i Parlamentit, ka qenë ministri i fundit i Brendshëm i periudhës së komunizimit. Ai ka qenë në këtë detyrë kur, në Shkodër, në 2 Prill 1991, u vranë 4 qytetarë në një protestë anti-komuniste. Ka të dhëna se, për shumë vite, Ruçi nuk lejohej të shkelte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo masë ndaluese, sipas autoriteteve amerikane, jepet për persona, për të cilët ka informacione se janë të përfshirë në vepra të krimit të organizuar apo korrupsionit.

Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, i akuzuar publikisht si përgjegjës për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës, një zonë nën administrimin publik tëpushteti lokal të kryeqytetit. Gjithashtu, “Lali Eri” akuzohet se ka krijuar lidhje korruptive me bosët e ndërtimit në Tiranë, për të cilët ka miratuar një numër rekord kullash.

Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës, i kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime të mëdha nështetëzimin e kompanisë CEZ. Një raport i KLSH fliste për një dëm në vlerën e rreth 450 milionë eurove. Akuzat ndaj tij nuk u ndoqën penalisht nga Prokuroria, e cila e pushoi hetimin ndaj Gjiknurit. Gjithësesi, dëmi i zbuluar nga KLSH është fakt.

Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit, i akuzuar si bashkëpunëtor me një grup të rrezikshëm kriminal në Shijak, për të siguruar vota në favor të Partisë Socialiste, në këmbim të tenderave të pushtetit lokal dhe të OSHEE-së së drejtuar nga Ardian Çela. Prokuroria për Krime të Rënda, sipas burimeve të ndryshme, ka në dispozicion të saj edhe përgjime të Dakos me elementët kriminale. Por, institucioni i hetimit, i drejtuar nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë ligjore ndaj Dakos.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, i akuzuar me fakte se ka ndihmuar vëllain e tij, Agron (Geron) Xhafaj që t’i shpëtonte vuajtjes së dënimit në Itali, ku ishte dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ka të dhëna operative, sipas të cilave, Geron Xhafaj vijon aktivitetin e tij kriminal të trafikut të narkotikëve edhe gjatë kohës që vëllai i tij, Fatmiri, mban detyrën e ministrit të Brendshëm.

Në Sekretariatin e Partisë Socialiste, gjithashtu ka elementë, të cilët nuk janë aspak imun ndaj korrupsionit dhe krimit tëorganizuar.

Alfred Peza, Sekretari Dixhital i Partisë Socialiste, është në pritje të gjykimit, ku është i akuzuar për “Pastrim parash” në vlerën e mbi 1 milionë eurove. Ai është marrë në cilësinë e të pandehurit, por, gjithësesi, kjo nuk e ka penguar Partinë Socialiste që ta zgjedhë në një prej posteve drejtuese të saj.

Elisa Spiropali, deputete, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, u “tolerua” nga prokuroria, në hetimin për skandalin “Tea Oil”, ku një kompani nafte, në bashkëpunim kriminal me zyrtarë të lartë të Doganave, hodhi në treg mbi 4 milionë litra naftë bruto. Në atë hetim u mor e pandehur zëvendësja e Spiropalit, Lule Njebza. Edhe kjo e fundit, pas arrestimit, u gjykua dhe rezultoi e pafajshme. Burime hetimore flisnin në atë kohë se Njebza “u dogj” për të mbrojtur Spiropalin.

Në fund të kësaj liste është Ilir Beqaj, i konsideruar në publik si “mamuth i korrupsionit”. Me firmën e tij janë nënshkruar kontratat konçensionare korruptive të “Check UP-it”, “Sterilizimit”, etj. Beqaj ka qenë nën hetim zyrtar nga Prokuroria, e cila nuk arriti të ngrejë një akuzë zyrtare ndaj tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY