Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çështja e kufijve të Kosovës: Diferenca Berlin-Bruksel-Vjenë?

08/09/2018
NSA ka spiunuar politikanët gjermanë për disa dekada
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Anila Shuka

Idenë e hedhur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksander Vuçiç në prag të bisedimeve për shkëmbimin e territoreve e refuzojnë qeveria dhe opozita në Gjermani.

Për këtë çështje ajo do të bisedojë të dielën e ardhshme (16.09.) në Berlin edhe me homologun e saj austriak, Sebastian Kurz, në rolin e këtij si kryetar i radhës së BE-së, siç bëri të ditur të premten (07.09.) zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert. Zëdhënësi i qeverisë Seibert nuk pranoi të komentonte qëndrimin e Austrisë ndaj idesë së këmbimit të territoreve, por theksoi se qëndrimi gjerman nuk ka ndryshuar.

„Domethënie fondamentale” për Ballkanin Perëndimor

Në rang Europe duket se ka diferenca për këtë çështje. Ndërsa kancelarja Merkel dhe ministri i punëve të jashtme, Heiko Maas, janë shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, nga Brukseli dëgjohen herë pas here zëra mbështetës. Në një intervistë dhënë së fundmi gazetës „Die Welt”, komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn, është shprehur se „në këtë moment ka rëndësi që t’i lëmë palët të shkëmbejnë këtë ose ide të tjera nën udhëheqjen e BE-së”. Politikani austriak pat shtuar se ka besim se „qeveritë në Serbi dhe Kosovë do të jenë të përgjegjshme, sepse e dinë se mund të fitojnë mbështetje ndërkombëtare  vetëm nëse marrëveshja e tyre nuk plotëson vetëm nevojat rajonale, por sjell edhe më shumë qëndrueshmëri për të gjithë rajonin”.

Hahn tha më tej se një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të kishte një „domethënie fondamentale” për Ballkanin Perëndimor, sepse rajoni do të bjerë në qetësi vetëm nëse të gjithë vendet do të bëhen anëtarë të BE-së. Komisioneri i zgjerimit tha më tej: „Ne vazhdojmë të jemi për një bashkëjetesë multietnike. Frika se mos si pasojë e ndryshimit të kufijve do të shpërthente një „luftë etnike” nuk përkon me rrethanat demografike. Kjo nuk do të ndodhë”, citon „Welt” komisionerin Hahn.

Edhe kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, nuk është shprehur kundër idesë së këmbimit të territoreve: „Të dy palëve negociuese duhet t’u jepet një hapësirë për të zhvilluar dhe formuluar idetë e tyre. Sapo të kemi propozime konkrete ato duhet të vendosen në tryezë dhe të shqyrtohen pavarësisht nga rezultati i tyre duke marrë parasysh të gjithë rreziqet”, tha deputeti gjerman në parlamentin Europian për „Die Welt” duke shtuar gjithashtu se  „integriteti territorial i vendeve euorpiane ka një vlerë të lartë”.

Ndërsa kolegu i tij  në Bundestag, Jürgen Hardt, zëdhënës i grupit parlamentar për çështje të jashtme, është i mendimit se ndryshimi i kufijve nuk sjell paqe në rajon. „Një paqe të qëndrueshme në Ballkan mund të ketë vetëm nëse njerëzit jetojnë në paqe, edhe nëse u përkasin kulturave dhe feve të ndryshme. Nuk mendoj se korrigjimet e kufijve janë ndihmesë për paqen”, tha Hardt deputeti demokristian për Deutsche Wellen. Ai vuri në dyshim edhe legjitimetin e këtij plani. „Për këto gjëra duhet të dakordohen parlamenti, qeveria dhe popullsia së bashku. Por për momentin nuk duket se është ashtu. Në Kosovë ka rezistencë masive kundër këtij plani edhe vetë brenda partisë presidentit.”

Tags: shkembimi i territoreve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.