Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet kunati i të vrarit në Memaliaj: Shef Kiço merrte pjesën e tij, e vranë pasi telefonoi policinë

07/09/2018
Denoncimi, pronarët me uniformë vranë 42-vjecarin në Memaliaj që denoncoi parcelat me hashash
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ditë pas vrasjes së 43-vjeçarit, Alket Muho në fshatin Rabije të Memaliajt, Shqiptarja.com dhe Report TV sigurojnë një dëshmi audio ekskluzive. Kunati i viktimës, i cili do të mbetet anonim për shkak se në Shqipëri kërkohet në lidhje me një aksident tregon versionin që di për ngjarjen.

Ai i jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të ngritura në media nëse ishte apo jo Muho një informator i policisë. Sipas tij, Muho prej një viti telefononte policinë për të treguar se në zonë mbillej kanabis, por vetëm kur iu drejtua Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në zonë erdhën policë për kontroll.

I riu që jeton në Greqi thotë se në fshatin Rabije por edhe fshatra të tjerë mbillet masivisht kanabis që prej vitit 2016-të. Sipas tij, prej një viti Muho dhe familja e tij jetonin me zhurmën e kallashnikovëve, të përdorur gjatë natës për të ruajtur parcelat e kanabisit.

“Puna e drogës ka nisur që në 2016…mbillej droga në çdo hapësirë. Unë kam jetuar edhe vetë atje. Sa herë errësohej hidheshin çdo natë mbi 1200 fishekë që të trembeshin banorët…të mos iu afroheshin parcelave. Kunati im prej një viti ka shkuar në polici dhe mund të ketë shkuar në polici dhe të ketë denoncuar fenomenin. Ndjehemi të rrezikuar ka thënë. Ai kishte një fëmijë 3 vjeç”, thotë kunati i Alket Muhos.

Sipas kunatit, policët kanë ardhur afër fshatit të tyre një ditë para se Muho të vritej. Ai shton se pasi kanë asgjësuar disa parcela me drogë në fshatin Gllavë, policët kanë darkuar me njerëzit që kultivonin kanabis.

“Prej një viti telefononte dhe ankohej në Tepelenë dhe në Gjirokastër dhe askush nuk e vuri ujin në zjarr…Shumë herë ka bërë telefonata dhe denoncime, thoshte hajdeni se po na tremben fëmijët. Askush nuk erdhi. Nga kjo u detyrua të kontaktonte me strukturat e SHCBA-së, gjeti një numër dhe i mori në telefon. Ata kanë dhënë urdhër që të vinte policia e Gjirokastrës në fshat. Ata pastaj kanë prerë edhe dy parcela në Gllavë. Pas kësaj kanë ngrënë darkë me mish të pjekur, janë shtruar me ata…”, shtonkunati i Alket Muhos.

Duke e përjashtuar pistën që ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një problemi pronësie, kunati tregon edhe konfliktin që ka pasur me fqinjët e tij.

“Ka pasur konflikt me një familje që jeton afër tyre. Sa herë shkoja në fshatin e tyre e dëgjoja që bënte debat për rrugën e kalimit dhe për punën e një çezme. Një herë janë zënë keq, ka ndërhyrë edhe kryeplaku, por nuk mendoj se vrasja ka ndodhur për këtë shkak”, sqaron kunati i Alket Muhos

Në bisedën audio ai pranon që edhe kunati i tij ka kultivuar kanabis kohë më parë dhe se në zonë një shef policie që e njihnin të gjithë me pseudonimin Kiço merrte pjesën e tij.

Tags: alket muhomemaliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.