Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-drejtuesi i policisë: Bandat janë të lidhura me politikën! Policia nuk vepron sepse….

06/09/2018
Ish-drejtuesi i policisë: Bandat janë të lidhura me politikën! Policia nuk vepron sepse….
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ditët e fundit qyteti verior, Shkodra, ka pasur mjaft ngjarje dhe vepra kriminale, si vrasjet ende pa autor, të cilat tronditën opinion publik dhe të qytetarëve të Shkodrës. Ish drejtuesi i policisë së Shkodrës, Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e Report TV foli lidhur me vrasjet dhe bandat kriminale në Shkodër.

Hajdarmataj tha se policia e Shkodrës është në dijeni dhe ka informacion lidhur me këto banda, por është politika që nuk e lejon të veprojë. Sipas tij Shkodra ka policë shumë të mirë, por nuk mund t’i kenë ata të gjitha fajet në këto raste.

Kur policia kupton se dikush ka lidhje me politikën?

Ai njeri që e sheh që ai njeri është i lidhur me politikën, sa kohë kam qenë drejtues policia nuk ka ndodh kjo.

Kur ka të tilla probleme, nuk mund të merren forca nga Tirana?

Policia e Shkodrës  kontrollon x banesë, këto i bën policia vendore, jo nga Tirana. Pasi policia vendore duhet të ketë gjithë informacionin për banorët,  është cdo ditë në terren, ka dosjet dhe informacionet e duhura.  Teknikisht policia nuk ka  asnjë lloj pengese as nga prokuroria.

Kanë qenë problematike familjet e shumëpërfolura në Shkodër?

Me informacionet që kemi, rivaliteti vjen për shkak të influencës se kush ka më shumë ndikim. Pra ka një rivalitet midis këtyre familjeve dhe ndikimi i tyre është për përfitime, të cilat çojnë deri në vrasje.

Filloi sekuestrimi i mjeteve të blinduara, do ketë arrestime të tjera?

Logjika të çon te kjo. Kur themi që qytetarët i dinë se kush i zotëron mjetet e blinduara, por ata nuk flasin dot, bëjnë sikur nuk shohin. U veprua tani, por nuk duhet ta shohim në sensin politik. Policia nuk duhet të presi që dikush ta ngrejë një problem dhe më pas të veprojë.

Pse nuk është reaguar më përpara?

Këta persona,( bandat kriminale) kanë qenë të lidhur me instancat e larta. Politika i mbështet këta persona, pasi ua ka nevojën në zgjedhje. Por këto reagime harrohen shpejt. Unë mendoj që do ketë arrestime të tjera. Shpresoj mos të ngelin vetëm me këto 3-4 veprime që u bënë tani.

Ka pengesa në çdo betejë, kush është pengesa më e madhe sot ?

Pengesa më e madhe sot është, që krimi ka lidhje me politikën, ta mendosh që gjithë ajo drogë që u fut në Shqipëri të mos ketë mbështetje nga politika.

Kujtojmë që në 18 qershor u vra Mehdi Kavaja; në 15 korrik u vranë Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci; në 10 gusht u vra Fatbardh Lici; në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa; në 27 gusht u vra Prendush Fusha dhe në 1 shtator u vra Arjan Ferracaku.

Por deri më tani policia nuk ka nxjerrë asnjë deklaratë zyrtare mbi hetimet që po bëhen në Shkodër për vrasjet dhe për autorët e tyre. I vetmi autor i kapur është Alfred Pëllumbi, i cili vrau me thikë pas një konfliti pronësie 54-vjeçarin Prendush Fushaj.

Tags: arben hajdarmatajbandatpolitika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.