Dy persona arrestohen në Lezhë, qëlluan me armë Dodën një ditë më...

Dy persona arrestohen në Lezhë, qëlluan me armë Dodën një ditë më parë

147
0
Shares

Dy persona janë arrestuar për plagosjen e 33-vjeçarit Martin Doda një ditë më parë, në Shënkoll të Lezhës.

Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se: Pas një ndjekje të pandërprerë nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, u vunë në pranga autorët e dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj 33-vjeçarit.

Të arrestuarit

Petrit Lleshi, 33 vjeç, banues në Tale – Lezhë (ai ishte arrestuar edhe më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis sattiva dhe në datë 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë për të caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”).

Dritan Ndoj alias Zef Boci, 39 vjeç, banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen si autorët të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D. 33 vjeç, banues në Tale, ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme, njoftoi Policia, ndërsa shtoi se materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale parashikuar nga nenet 78-22 dhe 278 të Kodit Penal.

 Ngjarja:

Të shtëna me armë janë shënuar te merkuren rreth orës 13:30, në Shënkoll, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ura e Prekanit, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi Martin Doda, 34 vjeç, mbi të cilin dyshohet se kanë shtënë me armë shtetasit P.Ll. dhe Z.B., te dy banues në Tale, të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

I lënduari është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY