Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Disa duan të largohen, por gazetari ka disa arsye pse nuk ikën nga Shqipëria

06/09/2018
Përplasja me Anika Doklen i kushton vendin e punës kryeredaktorit Mentor Kikia në TCH
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shumë kanë deklaruar hapur se duan të largohen nga Shqipëria dhe disa të tjerë janë larguar duke shpresuar se emigrimi do t’iu sjellë një jetë të sigurtë dhe më shumë mirëqënie.

Pas gazetarit Vezaj i cili kishte listuar arsyet pse ai u zhvendos në Amerikë, një gazetar tjetër i njohur, Mentor Kikia, ka shkruar për arsyet pse nuk do të largohej nga Shqipëria.

Në fakt, të gjitha arsyet janë arsye ‘ironike’ të cilat shpalosin qartë problematikat e një vendi të vogël si Shqipëria për të cilat gazetari me ironi thotë se nuk mund ti braktisë dot.

Lexoni reagimin e plotë

Disa arsye pse nuk iki nga Shqipëria

Kam lexuar këto ditë opinione të njerëzve të ndryshëm, lidhur me arsyet për të ikur, e për të mos ikur nga Shqipëria.
Unë nuk kam në plan të iki, për disa arsye:
E para, s’kam ku të shkoj dhe nuk ma mban t’ia nis nga larja e pjatave tani!
E dyta, po ku gjen vend tjetër si ky në Botë: Këtu, të gjithë jemi gazetarë. Të gjithë kemi nga një portal. Të gjithë jemi analistë. Të gjithë jemi specialistë ndërtimi. Të gjithë jemi historianë. Të gjithë politikanë. Të gjithë merremi me llafe. Të gjithë japim mend. Të gjithë shajmë njëri-tjetrin. Të gjithë ankohemi, e të gjithë brohorasim. Të gjithë bërtasim e askush nuk proteston.
Këtu, njëri punon e 3 komentojnë punën e atij që punon. Këtu të bëjnë hero pa bërë asnjë heroizëm, dhe të bëjnë palaço pa i bërë keq askujt.
Këtu duan të punojnë të gjithë në shtet sepse ka 145 ditë pushim në vit. Vetëm këtu mund ta kesh rrogën 400 Euro në muaj, e mund të shpenzosh 500 EUro në muaj. Vetëm këtu dëgjon dikë të thotë se jam keq, jam pa punë, dhe përdor telefon 1000 Euro e nget makinë 20 mijë Euro.
Vetëm këtu hipin në autobus në derën ku shkruhet “Dalje”, e zbresim aty ku shkruhet “Hyrje”.
Vetëm këtu protestohet për tarifën e lartë të rrugës, dhe pas protestës, tarifa bëhet edhe më e lartë.
Vetëm këtu qytetet ndërtohen në invers: Në fillim bëhen pallatet dhe lokalet, pastaj shemben muret e lokaleve për të hapur rrugët, pastaj asfaltohen rrugët, dhe në fund shpartallohen rrugët për të bërë kanalizimet..
Vetëm këtu bën më parë pallatin dhe pastaj merr lejen e ndërtimit.
Vetëm këtu merr leje për park lojrash dhe bën fabrikë.
Vetëm këtu e bëjmë shtëpinë pranë pusit të naftës dhe pastaj bërtasim: Largojeni pusin.
Vetëm këtu ndërtojmë shtëpitë në shtratin e lumit dhe kur përmbytemi, bërtasim: Ku është qeveria.
Vetëm këtu ankohen se s’kanë lekë për bukë, e në kafene zihen se kush do të paguajë.
Vetëm këtu halli më i madh pasi je operuar është se sa lekë do ti japësh doktorrit, pasi mund ti duken pak.
Vetëm këtu fshatari hedh në kanal prodhimet se s’ka ku ti shesë dhe qeveria e ndihmon të prodhojë edhe më shumë.
Vetëm këtu themi: Po si nuk doli një njeri i hairit t’ua thyejë hundët këtyre hajdutëve mor aman. Dhe, kur dikush merr guximin të bëjë diçka, të gjithë reagojmë: Po ky nga doli more, kur u bë dhe ky…

E çdo të bëj në një vend tjetër, ku ka rregull, qetësi, korrektesë, pak kafene e shumë zyra, pak lloqe e shumë punë. Ky vend është kryeqyteti europian i gallatave.
Madje për këtë, mendoj se duhet duket promovuar një brand turistik.
“Mirësevini në kryeqytetin e gallatave”!

Tags: gazetariLargimiMentor Kikiareagimshqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.