Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta nis ditën duke kujtuar porosinë e saj

05/09/2018
Meta: Fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, rreziku kryesor i sigurisë kombëtare të vendit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Ilir Meta, Presidenti i Republikës, ka publikuar një mesazh në Facebook.

Meta shkruan për Nënë Terezën duke e cilësuar atë si shembull të jashtëzakonshëm të  dashurisë pa kurrfarë kushti. Ai  fton shqiptarët të ecin nën frymëzimin e saj.

”Me mesazhin e saj nuk duhet të harrojmë se i përkasim njëri-tjetrit. Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.– shkruan Meta.

Postimi i plotë 

Dita e Shën Nënë Terezës është një ditë feste për mbarë shqiptarët dhe botën katolike në tërësi!

Shën Nënë Tereza, është shembulli i jashtëzakonshëm i dashurisë pa kurrfarë kushti dhe i misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj kujtdo që vuan, pa dallim kombësie, race, feje apo përkatësie shoqërore.

Dita e sotme, që shënon kremtimin e Shenjtërimit të saj, është një dite feste, përkujtimi e respekti mbarëkombëtar ndaj veprës humane, hyjnore e të paharruar të Shenjtores sonë.
Në shembullin e saj, kjo ditë na fton të gjithëve, të hapim horizonte të reja, gëzimi e shprese, mirëkuptimi e dashurie për ata që kanë aq shumë nevojë.

E bekuara dhe e Shenjta Nënë Terezë, me veprën e saj na fton të ruajmë si sytë e ballit bashkëjetesën dhe harmoninë e pashembullt fetare që kombi ynë ka kultivuar e përsosur ndër shekuj.

Me mesazhin e saj nuk duhet të harrojmë se i përkasim njëri-tjetrit.
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Le të na shërbejë kjo porosi e Shën Nënë Terezës, simbolit të çdo nëne shqiptare, si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për këdo që ka sot nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale.

Tags: dita e shenjerimitmeta urimNene tereza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.